Qeveria e Kosovës nuk do të ndajë më mjete nga buxheti i shtetit për pagesën e faturave të energjisë elektrike për qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës.
Banorët e katër komunave në veri të Kosovës Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike.
Këto borxhe, që në vit sipas shënimeve zyrtare arrijnë vlerën e rreth 8 milionë euro, deri në fund të vitit të kaluar u janë faturuar qytetarëve nga viset tjera të Kosovës.
Ndërkohë, një vendim i Gjykatës së Apelit, i pati dhënë fund praktikës që konsumatorët e pjesëve tjera të Kosovës të paguajnë energjinë për banorët serbë në veri të vendit, të cilët nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe për këtë, kompanitë që duhet të mbledhin faturat, nuk kanë qasje në atë pjesë.
Por, për rrymën e shpenzuar në veri Qeveria e Kosovës në mars të këtij viti kishte ndarë 1 milion euro, por që tani, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria më nuk do të ndajë mjete.
“Qeveria një herë ka ndarë 1 milion euro në muajin mars, por tani ka vendosur të mos ndajë më mjete pasi që është e padrejtë edhe për taksapaguesit e Kosovës dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë”, thotë Lluka.
Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian qysh në vitin 2013 ishte nënshkruar marrëveshja për energji, por që si e tillë nuk është zbatuar nga Serbia.
Visar Azemi nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), thotë për Radion Evropa e Lirë se mosrespektimi i kësaj marrëveshjeje nga ana e Serbisë, bëri që Kosova të ketë humbje, e që sipas tij, këto humbje i paguan qytetarët.
“Asnjë element nga marrëveshja për energji e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është zbatuar nga ana e Serbisë, për shkak të përfitimeve të asaj pjese. Kosova vazhdon të ketë humbje nga mosrespektimi i kësaj marrëveshje, e që këto humbje janë paguar nga qytetarët e Kosovës në mënyra të ndryshme”, thotë Azemi.
“Mosrespektimi i marrëveshjes për energji”, shton Azemi, “është një shqetësim i madh, por që edhe Prishtina edhe Beogradi nuk janë marrë me këtë problematik në mënyrë profesionale dhe më të mirë të mundshme”.
Në bazë të marrëveshjes për energji, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kusht për Serbinë ishte edhe regjistrimi i një kompanie të re serbe, sipas kornizës ligjore të Kosovës, e cila do të furnizojë me energji konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe.
Autoritetet kompetente të Kosovës kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për regjistrimin e kësaj kompanie, por që Serbia nuk po e bën një veprim të tillë.
Ministri Lluka thotë se zgjidhja e problemit të pagesës së energjisë së shpenzuar nga qytetarët e katër komunave në veri, mund të përmbyllet vetëm me regjistrimin e një kompanie të re serbe.
“Në momentin që regjistrohet kompania në veri sipas legjislacionit të Kosovës, ajo kompani pastaj fillon faturimin e qytetarëve dhe bizneseve në veri dhe inkasimin e mjeteve nga ata qytetarë”, shton Lluka.
Ai shton se nga moszbatimi i marrëveshjes për energji nga Beogradi, Kosova vazhdon të humbë deri në 25 milionë euro në vit.
“Serbia duhet të zbatojë marrëveshjen dhe të bëjë regjistrimin e kompanisë, siç parasheh marrëveshja. Pastaj me regjistrimin e kësaj kompanie, pjesë e marrëveshjes është që Kosova do të bëhet anëtare e pavarur në ENTSO, të cilën gjithashtu i ndihmon KOSTT-it që të fillojë inkasimin e tarifave për energji transit që kalon përmes Kosovës, gjë që deri më tani e inkason Serbia”, thotë Lluka.
Operatori serb EMS (Rrjeti Energjetik i Serbisë) vazhdon të ketë përfitime milionëshe nga alokimi i kapaciteteve të linjave kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, ku konkretisht për vitin 2017, në mënyrë të kundërligjshme EMS ka inkasuar 9.6 milionë euro.
Për të zgjidhur këtë problem, nënvizon Lluka, kanë pasur takim me përfaqësuesit e lartë të Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO), të cilët kanë vizituar Kosovën, që sipas ministrit Lluka, kanë vërtetuar rastin që Kosova e furnizon veriun me energji dhe veriu nuk paguan asgjë për këtë.
“Ata e kanë konfirmuar këtë gjë dhe kjo besoj që është një hap pozitiv për Kosovën dhe për Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Ky konfirmim e vendos Kosovën në mënyrë të favorshme karshi Serbisë, për arsye se me këtë vërtetohet se Serbia vazhdon të mashtrojë qytetarët e vet, duke u thënë se ata po paguajnë për veriun”, thotë Lluka.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Rrjeti Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO), nuk u janë përgjigjur pyetjeve rreth kësaj çështjeje.
Më herët, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO) kishte kërcënuar Serbinë me sanksione në qoftë se nuk e zgjidh kontestin me Kosovën, për shkak se orët digjitale, të cilët sinkronizohen përmes rrjetit të frekuencave në të gjithë Evropën, sërish po vonohen. /REL/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-780x439.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht