Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende asnjë hap konkret për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Kështu po vlerësojnë njohës të sistemit të drejtësisë, të cilët theksojnë po ashtu se Kosova nuk ka subjektivitet për ushtrimin e kësaj padie.
Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në majin e vitit 2021 kishte deklaruar se si qeveri kanë filluar punën për parashtrimin e padisë, tani kjo çështje është heshtur dhe nuk asnjë informacion nga ekzekutivi në këtë drejtim.
KosovaPress ka ditë që ka drejtuar pyetje për Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Drejtësisë për këtë çështje, po këta të fundit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit të tekstit.
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu konsideron që në këtë mandat nuk pritet të ndodh një gjë e tillë, madje thekson se Kosovës i duhen edhe tri vite punë në këtë drejtim.
E rëndësishme sipas profesorit të të drejtës penale është që puna për ngritjen e padisë duhet të bëhen në mënyrë institucionale.
“Ky mandat gati u krye për 3 muaj, siç e shoh unë gjendjen prej tani në këto tri vitet e ardhshme pa marrë parasysh kush do të jetë në pushtet kjo qeveri apo tjetër duhet të punojnë për 3 vitet e ardhshme edhe të mblidhen faktet dhe të sistemohen dhe të ngrihet akuza kundër Serbisë….
Mjerisht deri para 4 viteve vetëm është folur është premtuar është thënë se do ta ngitin, por në praktikë nuk është kryer me vetë faktin e mbylljes së Institutit për Krime të Luftës në vitin 2018 ajo flet shumë që këto kanë qenë vetëm fjalë bosh, kurse në këtë aspekt deri më tani nuk është punuar sa duhet dhe si duhet… Kjo punë duhet të kryhet në mënyrë institucionale në kuadër të Institutit për Krime të Luftës dhe të punohet… Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ngritën akuza pa fakte dhe prova të bazuara dhe të mirëfillta… Është problem ajo, por mund të ngrit akuzë edhe ndonjë shtet tjetër, por ne duhet të kryejmë punë Kosova duhet të kryejë punë“, tha ai.
Profesori Salihu konsideron se Kosova pa arsye është vonuar në ushtrimin e padisë për gjenocid karshi shtetit serb.
“Tek ne është vonuar në hulumtimin, grumbullimin, sistemimin e këtyre të dhënave, por e them edhe për shkak se shumë gjurmë janë zhdukur, shumë dëshmitar okular që e kanë përjetuar ato masakra që kanë shpëtuar disi kanë ndërruar jetë, në këtë aspekt është bërë një vonesë shumë e madhe e paarsyeshme nga ana e Kosovës”, theksoi ai.
Nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija deklaroi për KosovaPress se për realizimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap konkret.
Ai konsideron se Kosova ka pengesa procedurale për të ngritur një padi të tillë karshi Serbisë, meqenëse sipas tij Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara të Amerikës.
“Tani më 4 vite po bëhen nga premtimi i qeverisë që pasi të vijnë në qeveri do ta padisin Serbinë pranë GJND-së dhe tani më qeveria është në përfundim të mandatit dhe ne nuk kemi ndonjë hap konkret, apo ndonjë informatë zyrtare në rast se është krijuar ekipi i cili është duke e përpiluar padinë për gjenocid kundër Serbisë pranë kësaj gjykate.
Ne e dimë që Kosova si shtet ka shumë pengesa procedurale fillimisht për parashtrimin e kësaj gjykate për arsye se vetëm shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të iniciojnë procedura pranë GjND dhe Kosova nuk është pjesë e OKB…..Kemi shumë pengesa formale e procedurale për pranimin e kësaj padie për t’u shqyrtuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e pastaj e njëjta edhe mund të refuzohet pa u shqyrtuar padia për shkak të mos përmbushjes së procedurave formale të cilat vetëm shtetet anëtare të OKB-së mund të iniciojnë procese pranë kësaj gjykate”, tha ai.
Edhe Albana Hasani nga Lëvizja Fol, vlerëson se Kosova nuk ka subjektivitet për parashtrimin e padisë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Hasani deklaron se duke e parë kompleksitetin e kësaj çështje është vështirë të thuhet se është bërë edhe për vota nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.
“Nuk ka subjektivitet të tillë Kosova që të ketë mundësi të parashtrimit të padive të tilla pranë këtij institucioni. Pra, kjo është çështje mjaftë komplekse dhe e paarritshme juridikisht meqenëse ekzistojnë kufizime të tilla ligjore dhe institucionale që bëjnë të pamundur të themi që të arrihet një qëllim i tillë….Çështja është mjaftë komplekse dhe për shkak të ndjeshmërisë është vështirë të themi se është bërë vetëm për vota e fushatë elektorale, dhe për shkak të ndjeshmërisë ne duhet të themi se është vetëm çështje komplekse që kërkon një kohë më të gjatë për analiza dhe trajtim”, theksoi Hasani për KosovaPress.
Muaj për parë në një intervistë për KosovaPress, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli pati deklaruar se meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së po shikojnë mundësitë që eventualisht një shtet tjetër ta deponoj këtë padi në GjND.
Ai pati thënë se Kosova do të bëjë të gjitha përgatitjet dhe është duke bërë çdo ditë përmes Institutit, përmes ministrisë së Drejtësisë dhe përmes mekanizmave të saj institucional, por aktualisht Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është palë e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në Kosovë në luftën e fundit janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, derisa sipas të dhënave të Fondit, muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999, me më së shumti masakra, e me mbi 4 mijë persona të vrarë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi_2471-780x439.jpg)
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti