Qeveria është në proces të konsolidimit të rishikimit të buxhetit e që pritet shpejt ta aprovojë dhe ta dërgojë në kuvend për miratim. Por njohës të ekonomisë kërkojnë që në këtë projektligj të harmonizohen prioritetet e qeverisë dhe programi qeveritar për rimëkëmbje ekonomike.
Aktualisht në bazë të të dhënave zyrtare muajve të fundit ka rritje të aktivitetit ekonomik dhe trendit të të hyrave buxhetore nga dogana dhe ATK-ja, që mundësojnë rritjen e projeksioneve buxhetore mbi 2.4 miliardë sa është ai bazik për këtë vit.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi thekson për KosovaPress se momentalisht, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është duke bërë konsolidimin e të dhënave që ka marrë nga Organizatat Buxhetore dhe është në proces të konsolidimit të buxhetit. Teksa shton se nuk ka ndonjë datë të caktuar për miratim, pasi është proces që është duke ndodhur.
“Fillimisht Ministria e Financave ka dërguar tek organizatat buxhetore instruksionin për rishikim të buxhetit. Aktualisht kjo Ministri është duke bërë konsolidimin e të dhënave të pranuara nga organizatat buxhetore dhe duke bërë konsolidimin e buxhetit. Presim që shumë shpejt propozimi për aprovim të rishikimit të buxhetit të vije në Qeveri e pastaj ky projektligj të kaloj në Kuvend”, theksoi Kelmendi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi duke kërkuar që mos të hiqen projektet kapitale me anë të rishikimit, thotë se duhet parë mundësinë që të mbështeten sektorët ekonomikë të cilët janë ndikuar nga pandemia Covid-19.
“Rishikimi nuk len shumë hapësirë me krijuar ndonjë pakt(ndikim) të madh për pjesën e mbetur të vitit buxhetor, por sigurisht që ne insistojmë të vazhdohet me projektet e rëndësishme kapitale, të cilat domosdoshmërisht kanë efekt në ekonomi.
Po ashtu duhet të shikuar mundësia që të përkrahen edhe sektorët ekonomik të cilët kanë pasoja më të mëdha nga pandemia dhe kjo duhet me u bërë me një analizë duke parë gjendjen nga një perspektivë tjetër, pasi që tani ne shohim se kemi një hapje me të madhe të ekonomisë. Kemi një rritje të qarkullimeve në ekonomi dhe kjo normalisht që kërkon analizë shtesë në mënyrë që efekti të jetë më i madh”, thotë Rukiqi.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti thotë për KP se përveç prioriteteve qeveritare të cilat duhet të harmonizohen me buxhetin e shtetit duhet të bëhet edhe rishikimi i linjave financiare të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike për të mbështetur sektorin privat dhe qytetarët e prekur nga pandemia.
“Nga rishikimi i buxhetit pres fillimisht harmonizim të projeksioneve buxhetore me prioritet e qeverisë dhe programin qeveritar. Sigurisht që disa prej tyre kanë shtrirje katër vjeçare, por disa politika kërkojnë implementim të menjëhershëm, siç janë ndihma financiare për familjet të cilat kanë humbur kryefamiljarin në luftë me pandeminë, ndihma direkte financiare për të rinjtë e punësuar për herë të parë për një vit në nivel të pagës minimale.
Pastaj është ndihma direkte financiare për personat që kanë humbur vendet e punës si rezultat i ndikimit të pandemisë. Po ashtu përveç prioriteteve qeveritare të cilat duhet të harmonizohen me buxhetin duhet të bëhet edhe rishikimi i instrumenteve financiare të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike duke ditur që qeveria aktuale ka pasur kritika dhe mendime ndryshe për këtë ligj… Meqenëse ka rritje të të hyrave nga dogana dhe administrata tatimore, ka një rekord të volumit të eksporteve, prandaj ky trend pozitiv duhet të mbështet nga qeveria me instrumente dhe me përmirësim edhe mëtutjeshëm të klimës së të bërit biznes Kosovë”, thekson Ahmeti.
Buxheti 2021 i miratuar nga ish-Qeveria Hoti që pritet të rishikohet me ekzekutivin e drejtuar nga kryeministri Kurti është 2 miliardë e 412 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?