Qeveria ndan mbi 33 milionë euro për paga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregull të premten ka ndarë një shumë të mjeteve për t mbuluar boshllëkun nga rritja e pagave të bërë në mandatin e kaluar.
E, Qeveria Mustafa ka marrë vendim të premten për ndarjen e 33.7 milionë eurove për mbulimin e minusit në paga për muajin dhjetor 2014.
“Është miratuar edhe vendimi për shpërndarjen e mjeteve të kursyera për kontigjencën për paga në vlerë prej 33,743,188 euro. Këto mjete do të ndahen organizatave buxhetore në kategorinë paga dhe mëditje për muajin dhjetor 2014”, thekson komunikata e Qeverisë për media. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































