Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim vendimin për transferin e stafit dhe ri-alokimin e mjeteve financiare për integrim të personelit nga fondi i kontingjentit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, e cila për shumë vjet është konsideruar paralele me veprim në veri të Kosovës.
Ministrja Edita Tahiri, tha se ky vendim e rrumbullakon zbatimin e marrëveshjes, për zhbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”.
“Propozojmë që të aprovohet vendimi në lidhje me transferin e stafit prej 50 zyrtarëve, si dhe mjeteve financiare në shumë prej 31 mijë e 643 euro, nga fondi i kontingjentit të paraparë në aneksin e vendimit numër 09/39 të qeverisë i datës 22 korrik 2015, për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për shpërbërjen e të ashtuquajturës mbrojte civile dhe integrimin e ish personelit të saj në institucionet civile të republikës së Kosovës. Këto mjete financiare dhe stafi i paraparë nga pika 1 i këtij vendimi, merren nga Ministria e Financave”, tha ajo.
Qeveria po ashtu miratoi Nismën për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë, transmeton KP.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, tha se kjo nismë ka për qëllim të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve dhe reagimin e shpejtë, në raste të fatkeqësive natyrore.
“Projekt marrëveshja ka për qëllim t’i ndihmoj në rritjen e kapaciteteve si dhe në reagimin e shpejtë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për të ndihmuar dhe bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes civile, në veçanti lidhur me planin dhe masat parandaluese për tu mbrojtur nga përmbytjet, tërmetet, bllokimet nga dëbora, zjarret, ndotja, aksidentet detare. Ndotja radiologjike si dhe fatkeqësitë tjera, që vijnë nga qoftë veprimtaria njerëzore, ndihmë të ndërsjellë në mbrojtje kërkim shpëtim dhe eliminim të pasojat që vijnë nga fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi tjera”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët