Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim për lirimin e xhirollogarive të bllokuara për të gjithë ata që kanë obligime ndaj Administratës Tatimore.
Sipas këtij vendimi, lirimi do të ndodhë nëse ata tatimpagues e kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri në fund të muajit qershor.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.
Dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e fundit është Programi për Reforma në Ekonomi 2021-2023. Programi do të dërgohet për informim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
Duke marrë parasysh strukturën aktuale ekonomike të Kosovës dhe pengesat e shumta për rritjen ekonomike, në veçanti situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, është e nevojshme që reformat strukturore të orientohen në mënyrë të tillë që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë në përgjithësi.
“Në këtë linjë, Qeveria mbetet e përkushtuar për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të përmirësuar perspektivat e punësimit. Kuadri i përgjithshëm është një kombinim i:
(1) programit të rimëkëmbjes ekonomike i cili do të synojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike pas-pandemike,
(2) një politikë fiskale të bazuar në rregulla të orientuara drejt stabilitetit të financave publike dhe, brenda hapësirës fiskale në dispozicion, duke mbështetur rritjen ekonomike përmes investimeve kapitale, rritjes së fondeve për zonat prioritare të zhvillimit dhe
(3) një sërë reformash prioritare strukturore që adresojnë pengesat kryesore të rritjes ekonomike, duke mbështetur zhvillimin e sektorëve ekonomikë konkurrues dhe duke siguruar që rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse dhe e orientuar drejt rritjes së mirëqenies”.
Po ashtu është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas ndryshimeve, rregullave të këtij vendimi nuk i nënshtrohen veturat në përdorim nga Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilat me vendim të drejtorit të Drejtorisë së Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ose me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të përdoren për qëllime operacionale në çdo kohë edhe jashtë orarit të rregullt të punës.
“Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për shtyrjen dhe lirimin e bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve që kanë obligime tatimore, ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri me 30.04.2021. Kjo masë do të lehtësoj ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, në gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19. Vendimi do të jetë në fuqi deri më datë 30.04.2021, dhe sipas tij hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021. Heqja e ndëshkimeve, të cekura më lart do të bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit; bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; ose në marrëveshje me ATK-në e paguajnë tatimin dhe interesin”.
Vendimi obligon Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) që gjatë kësaj periudhe t’iu mundësojë tatimpaguesve të kryejnë obligimet tatimore bazuar në mundësitë financiare të tatimpaguesve, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të tyre financiar.
Me vendimin e miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme, janë ndarë mjete financiare në vlerë prej dy milionë e tetëqind mijë euro (2,800,000,00 €), që përfaqëson shumën tremujore të ndarjes buxhetore për vitin 2021, për periudhën Janar – Mars 2021, për Radio Televizionin e Kosovës. Kjo shumë e ndarë për RTK-në do të jetë subjekt i rishikimit nga Komisioni përkatës për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Republikës së Kosovës, menjëherë pas themelimit të tij. Nëse ky komision konsideron se këto ndarje nuk janë të pranueshme, obligohet Thesari i Republikës së Kosovës që të bëjë ndalesën dhe të kompensojë këtë shumë nga tremujorët vijues, me qëllim që vetëm shuma e aprovuar nga Komisioni të mund të shpenzohet dhe arsyetohet brenda vitit fiskal 2021 nga RTK.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Agjencinë për Barazi Gjinore për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021. Një milion euro janë ndarë për këtë qëllim dhe do të shfrytëzohen në pajtim me kriteret sipas vendimit të Qeverisë për zbatimin e Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike Faza II-Masa 4 – Mbështetje Financiare për Projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi. Vendimi obligon Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të zbatojë dhe monitorojë këtë plan.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike do të ketë këtë përbërje:
(1) Zana Kotorri / MTI – kryesuese;
(2) Behram Mazreku / MTI – zëvendës kryesues;
(3) Brahim Kokollari / MM – anëtar;
(4) Nazmi Zogaj / MM – zëvendës anëtar;
(5) Bujar Haxhidauti / DK – anëtar;
(6) Bujar Pefqeli / DK – zëvendës anëtar;
(7) Mensur Hoti / MPB – anëtar;
(8) Driton Ademi / MPB – zëvendës anëtar;
(9) Adnan Dragaj / MPJ – anëtar;
(10)Flurin Gashi / MPJ – zëvendës anëtar.
Komisioni do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokimin e licencave për eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri-eksportim jashtë vendit, ri-transferim dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me këto procese. Gjithashtu, ky komision do të përcaktojë edhe Listën Shtetërore të Mallrave të Kontrolluara Strategjike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!