LAJMI I FUNDIT:

Qeveria jep sqarime për hartimin e Draftit të Planit të Punës së Qeverisë 2021/23

Qeveria jep sqarime për hartimin e Draftit të Planit të Punës së Qeverisë 2021/23

Zyra e Kryeministrit ka sqaruar opinion lidhur me informatat për hartimin e Draftit të Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2021 – 2023.

Sipas një sqarimi për media thuhet se Plani i Punës së Qeverisë (PPQ) është dokumenti kryesor për planifikimin dhe monitorimin e zbatimit të aktiviteteve për arritjen e prioriteteve afatmesme të Qeverisë.

“Procesi për hartimin e këtij plani është mjaftë i gjatë, me hapa të shumtë procedural dhe kërkon koordinim të jashtëzakonshëm. Një ilustrim i thjeshtë i procesit të hartimit të këtij plani është që departamentet e veçanta të institucioneve qendrore përcaktojnë aktivitetet që i kanë planifikuar për të ardhmen. Këto aktivitete vendosën në formatin e PPQ-së dhe shtjellohen tutje në mënyrë që të bëhet i mundshëm monitorimi dhe vlerësimi afatmesëm i zbatimit të këtyre aktiviteteve, që pasqyrojnë arritjen e Objektivave të Qeverisë”, thuhet në njoftimin për media.


Zyra e Kryeministrit thekson se në fillim të vitit 2020 hartimi i PPQ-së ka kaluar nga formati një vjeçar në atë tre vjeçar, ku janë përfshirë edhe hapat procedural që supozohen të ndërmerren në vitet pasardhëse.

“Ky ndryshim ka rezultuar me shfaqjen e disa gabimeve teknike gjatë procesit të hartimit. Një ndër to është edhe mosvendosja e aktiviteteve të planifikuara në rubrikat përkatëse. Konkretisht, aktivitetet e MPJD-së për vitin 2022 janë vendosur gabimisht në rubrikën e aktiviteteve për vitin 2023.

Drafti i PPQ-së është një dokument i hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik. Në këtë fazë është nxjerrë në konsultim publik, nga Zyra për Qeverisje të Mirë. Bëhet fjalë për një draft (projekt-propozim) i cili do të kaloj edhe hapa të tjerë të plotësim-ndryshimit dhe rishikimit para se të marrë formën përfundimtare dhe të miratohet nga kabineti qeveritar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori