LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i jep hua Telekomit 20 milionë euro

Qeveria i jep hua Telekomit 20 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Telekomit për dhënien me hua të 20 milionë euro.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës huan prej 20 milionë eurove dhënë Telekomit, kjo ndërmarrje publike do ta përdorë për investime kapitale.

Nga këto 20 milionë euro, 15 janë për këtë vit dhe 15 për vitin e ardhshëm.


“Kërkesa për hua që kemi pranuar nga Telekomi i Kosovës që ka të bëjë me financimin e investimeve në infrastrukturën apo në përditësimin e infrastrukturës që kanë dhe teknologjisë dhe procesin e prokurimit që tashmë e kanë përmbyllur”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati. /Telegrafi/