LAJMI I FUNDIT:

Qeveria japoneze miraton buxhetin e mbrojtjes, shifra është rekorde

Qeveria japoneze miraton buxhetin e mbrojtjes, shifra është rekorde

Qeveria japoneze ka njoftuar se buxheti i saj i mbrojtjes do të rritet në një rekord prej 47 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm fiskal, pasi Tokio do të forcojë mbrojtjen e raketave dhe do të vendosë avionë të fshehur në një përpjekje për të luftuar Kinën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpenzimet e mbrojtjes ishin pjesë e një buxheti kombëtar prej 912 miliard dollarësh për vitin fiskal duke filluar nga 1 prilli 2019, miratuar nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe.

Kështu, Qeveria vendosi të lë mënjanë 5.26 trilionë jen (47 miliardë dollarë) për mbrojtjen, viti i pestë rekord me radhë, thanë zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes të premten. Kërkesa buxhetore kërkon miratimin nga parlamenti, ku ka shumicën.


Ndër tjerash, Qeveria konservatore e kryeministrit Shinzo Abe thuhet se është duke planifikuar të modifikojë një anije që transporton helikopterë për ta bërë atë të përshtatshme për aeroplanë luftarakë.

Sipas mediave, Japonia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes, pasi ajo synon të përballojë fuqinë ushtarake në rritje të Kinës dhe kërcënimet nga programet e raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori