Burim Ramadani, zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes, në një deklaratë për Telegrafin ka mohuar lajmin e publikuar në mediat serbe se institucionet e Kosovës po planifikojnë të marrin nën kontroll Trepçën në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas tij lufta speciale dezinformuese e Serbisë dhe Rusisë është shumë agresive dhe se askush nuk duhet të besojë dhe të bie në grackë të kësaj lufte speciale.
“Kosova është e përkushtuar të zhvillojë dhe konsolidojë veten për brenda, të bashkëpunojë dhe thellojë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe të garantojë sigurinë kombëtare për të gjithë qytetarët e saj. Kjo luftë speciale është e ngjashme me atë të viteve të 1990-ta, kur Serbia pati organizuar sulmin e njohur si “Panda” ndaj serbëve të Kosovës, vetëm e vetëm që të fajësojë shqiptarët e Kosovës” ka deklaruar Ramadani për Telegrafin.
Sipas Ramadanit duhet të jetë e qartë se gjithçka ka ndryshuar dhe se Kosova është shtet funksional dhe demokratik e KFOR-i është në Kosovë për afër 20 vjet.
‘’Këto lajme të rrejshme janë propagandë agresive të cilës duhet t’i përgjigjet BE-ja dhe NATO-ja me saktësinë më të madhe. Si është e mundur që një shtet si Serbia të avancojë drejt BE-së duke kërcënuar shtetet fqinje, në këtë rast Kosovën?Si është e mundur që aparati shtetëror i Serbisë vazhdon me presione jonjerëzore ndaj serbëve të Kosovës dhe kjo nuk dënohet ashpër nga BE-ja?” ka thënë Ramadani për Telergafin.
‘Në vend të kësaj lufte speciale, Vuçiqi dhe Serbia duhet të kërkojnë falje publike të paktën për rastin “Panda” në Pejë ku shërbimet sekrete të Serbisë patën vrarë të rinjtë serbë të Kosovës”, ka shtuar Ramadani.
Ndryshe sot gazeta në Serbi “blic.rs” ka raportuar se institucionet e Kosovës planifikojnë të marrin nën kontroll Trepçën në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas shkrimit thuhet se shqiptarët do të marrin nën kontroll pjesën më të madhe të Trepçës në pjesën veriore, duke përdorur forcën.
Gazeta duke cituar burimet diplomatike në Prishtinë thotë se KFOR-i është i njoftuar për këto lëvizje të shqiptarëve dhe nuk e përjashton mundësinë që institucionet e Kosovës të ndërmarrin një veprim të tillë.
Sipas burimit të kësaj gazete, thuhet se Ligji për Trepçën dhe statuti i votuar në Kuvendin e Kosovës, janë arsyeja që institucionet e Kosovës do të veprojnë me forcë.
Ndryshe, gjiganti “Trepça” është regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në bazë të ligjeve të Kosovës si Shoqëri Aksionare ku 80 për qind e aksioneve të saj është Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind janë minatorët e Trepçës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës