LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Haradinaj peng i temave të mëdha

Qeveria Haradinaj peng i temave të mëdha

Rezultatet e qeverisë Haradinaj janë të vogla dhe të pakënaqshme, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Sipas tyre, ekzekutivi i vendit ka dështuar për këta gjashtë muaj që të arrijë një konsensus nacional, në mënyrë që çështjet e rëndësishme t’i shtyjë përpara.

Ata thonë se mos përfundimi i çështjes së demarkacionit, po pengon edhe punën e Qeverisë.

Qeveria Haradinaj e nisi punën me premtime të mëdha dhe veprime të hovshme. Disa vendime qeveritare u tërhoqën apo u ndryshuan më pas  nga vetë kryeministri Haradinaj, kurse vendimi për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.


Sidoqoftë, politologu Ramush Tahiri thotë se qeveria ngeci në çështjet politike dhe teknike.

“Ka mbet në pengesat kryesore që ka të bëjë me çështjet politike por edhe teknike siç është demarkacioni dhe themelimi i komunave me shumicë serbe dhe çështja e integrimeve serbe. Rezultatet duken të vogla dhe janë të pakënaqshme. Por, qeveria ka dështuar edhe në arritjen e një konsensusi në parlament por edhe një konsensusi nacional për t’i shtyrë çështjet përpara”, tha Tahiri, raporton RTK

Se çështja e demarkacionit, po e pengon qeverinë e vendit t’i kryejë detyrat e saj, e thotë edhe analisti Naim Rashiti.

“Qeveria filloi mbarë vitin e kaluar, mirëpo, sërish puna e qeverisë në institucione mbetet peng i marrëdhënieve politike dhe temave të mëdha, siç janë demarkacioni, Ligji për Gjykatën Speciale, procese të cilat shkaktuan shumë turbullira në vend dhe të cilat nuk po e lënë qeverinë të merret në mënyrë intensive që t’i kryejë punët e veta”, tha ai

Sipas Rashitit, nëse kjo çështje do të përfundonte, qeveria do të ishte më efektive në punët e saj.

Sidoqoftë, qeveria Haradinaj u kritikua edhe  nga shoqëria civile për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.

Kabineti qeveritar për 4 muajt e parë ka ndarë rreth 4 milionë euro nga kategoria e shpenzimeve të paparashikuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori