Ministrat më të pasur në qeverinë “Haradinaj” janë: Behgjet Pacolli, Besim Beqaj, Pal Lekaj, Dardan Gashi, Abelard Tahiri, …
Shumica e ministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt janë milionerë. Më i pasuri në kabinetin e Haradinajt pa dyshim se është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, pasuria e të cilit në bazë të deklarimeve të tij të fundit, përkatësisht të vitit 2013, arrin në rreth 300 milionë euro.
Gazeta “Zëri” ka bërë një kalkulim të pasurisë së kabinetit të kryeministrit të ri Haradinaj, pasuria e të cilëve kalon shumën prej 312 milionë eurosh pa i përfshirë këtu edhe disa ministra të rinj, të cilët më herët nuk kanë bartur funksione të larta shtetërore dhe nuk e kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë.
Haradinaj 700 mijë euro patundshmëri, 120 mijë euro të hyra
Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 700 mijë eurosh, ndërsa të hyrat vjetore familjare të tij janë rreth 120 mijë euro, duke përfshirë këtu pagën e tij dhe pensionin invalidor prej 18 mijë eurosh në vit, 74 mijë euro qira vjetore nga shtëpia, si dhe 30 mijë euro të hyra vjetore të bashkëshortes.
Zëvendësi i tij i parë Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm, ka deklaruar më herët pasuri prej 300 milionë eurosh, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar patundshmëri dhe para të gatshme 350 mijë euro, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar patundshmëri prej 820 mijë eurosh, zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq ka 440 mijë euro patundshmëri dhe para të gatshme, si dhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministri i Diasporës, ka patundshmëri në vlerë prej mbi 1 milion eurosh.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar pasuri në vlerë prej 220 mijë eurosh, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka pasuri 150 mijë euro, ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka pasuri prej rreth 380 mijë eurosh./Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës