LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake për komunat

Qeveria i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake për komunat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe plotësim-ndryshimin e agjendës legjislative, ku janë përfshirë edhe tri projektligje të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ndër projektligjet e propozuara është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Me këtë projektligj, ekzekutivi pritet t’i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake për komunat.

E pro plotësimit të agjendës legjislative u shprehën i gjithë kabineti qeveritar.


“Ju ftoj që të plotësojmë dhe ndryshojmë agjendën tonë legjislative me shtimin e tri projektligjeve të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. I pari është Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar. E dyta është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe e treta është Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti me propozim për amendamentimin e ligjit për ndarjet buxhetore”, tha Kurti.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, janë ndarë 25.8 milionë euro në mbështetje për sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori