Vazhdimi i gjendjes së ngatërruar për funksionalizimin pas zgjedhor të disa organeve kushtetuese, shtetin e Kosovës e ka sjellë në kllapi, tamam sikur ai i ligshti me shëndet që pret ndihmë nga mjeku për t’i shkruar një recetë që do ta kuronte e ta gjallëronte.
Jo çdo mantelbardhë është i aftë të diagnostifikojë drejt; aq më pak të rekomandojë terapinë e duhur. Që nga kinematografia e deri tek realiteti ynë nëpër spitalet tona (në të cilat, thënë të drejtën, haset fuqi dramatike më fort se në filmat turq a indianë), njihen raste kur me fajin e mjekut, pacienti pëson edhe më zi. Prandaj, duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e tij. Sidomos nëse fjala është për stendat e zemrës se bëhet skandal.
Kaluan dy muaj qëkur populli e tha fjalën e vet në garën zgjedhore, por ja që kjo po has në vesh të shurdhër. Qytetarët shihen si numër, deputetët njëlloj, dikasteret ministrore gjithashtu dhe fare në fund po del se në vendin tonë, esenciale na qenkësh formalja dhe jo substancialja.
Tani u dëgjua edhe propozimi për një qeveri gjithëpërfshirëse. Pra, një qeveri ku të gjitha partitë marrin pjesë dhe qeverisin deri sa ato të duan brenda periudhës katërvjeçare. Domethënë caktojnë një datë, bie fjala, pas një viti e gjysmë që të shkohet në zgjedhje. Në kuptimin më të butë fjalës kjo është arrogancë e kulluar me të cilën nëpërkëmbet vullneti i popullit. Votuesit i dhanë besimin kandidatëve të tyre që ata të qeverisin për mandat kushtetues të plotë e jo të bëjnë marrëveshje paraprake sipas tekeve.
Me qeverinë gjithëpërfshirëse nuk mbetet opozitë dhe kjo është goditje fondamentale ndaj një sistemi të pretenduar demokratik. Kjo lloj qeverie përveçse i rehaton disa individë në institucione dhe ndan pushtetin sikur të ishte një tortë, a nuk shpreh mosmirënjohje ndaj elektoratit të partive të ndryshme të cilat kanë votuar një subjekt për një arsye dhe s’e kanë votuar tjetrin për një shkak? Nëse do të bëhen krejt me një vend, përse t’ua dëgjojmë broçkullat në fushatë dhe t’i votojmë veç e veç?
Argumenti i këtij lloj propozimi qenka se vendi paska nevojë për një qeveri me “vota/numra shqiptare” në mënyrë që të mos jemi të varur nga Lista Srpska, rrjedhimisht Beogradi zyrtar. Kjo fjalë është kulm i turpit për ne, për disa arsye:
Së pari, me këtë dëshmohet se ne nuk paskemi pasur ekspertë kushtetues të duhur kur është hartuar Kushtetuta dhe si rezultat nuk kemi mundur ta paramendojmë dhe ta parandalojmë keqpërdorimin e “diskriminimit pozitiv” të proklamuar për komunitetet joshumicë e veçmas për serbët;
Së dyti, me këtë shfaqet se fryma e Kushtetutës që komunitetet t’i bëjë bashkë për një Kosovë të përbashkët nuk ka gjetur pajtim real as tek politikanët e lëre më në popull;
Së treti, me këtë provohet se klasa politike në Kosovë, posaçërisht ajo e shqiptarëve, në përgjithësi është e papjekur, e brishtë dhe e paaftë që të nxjerrë mësim nga e kaluara. Në vend të kësaj duket sheshazi ambicia e sëmurë për pushtet e disa politikanëve.
Jo vetëm koritje, por edhe e dhimbshme është që tetëmbëdhjetë vjet pas luftës dhe gati dhjetë nga themelimi i republikës në Kosovë të kërkohet qeveri e unitetit për t’u mbrojtur politikisht nga Serbia dhe jo, ta zëmë, për të çuar përpara projekte zhvillimore.
Kosova po lëngon. Qeveria gjithëpërfshirëse e përkeqëson situatën. Nuk sjell stabilitet e zgjidhje, veçse e prolongon status quo-në.
Kujdes me konsiliumin mjekësor!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania