LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Serbisë mbyll terminalin doganor në Preshevë

Qeveria e Serbisë mbyll terminalin doganor në Preshevë

Nën arsyetimin se ka rënë importi dhe eksporti, Qeveria e Serbisë ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur në Vranjë, 40 kilometra larg kufirit. Mbyllja e këtij terminali ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës, ku këtë vendim e shohin si reflektim politik.

Përmes një komunikate  për opinion  Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Serbisë, Bordi i Doganave, ka bërë të ditur se do të mbyllet Terminali doganorë në Preshevë, ndërsa i njëjti do të transferohet në qytetin e Vranjës, rreth dyzet kilometra nga Presheva. E tëra kjo gjithnjë sipas komunikatës, për shkak të rënies së importit dhe eksportit dhe vështirësive për financimin  e këtij institucioni në Preshevë.

Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganorë.


Mbyllja e terminalit doganorë ka ngjallur reagimet edhe të shoqërisë civili, Besim Shabani, nga organizata joqeveritare “ Agjencioni për Zhvillim Preshevë”, ka kritikuar qeveritarët e Beogradit për mos gatishmëri të zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës në të cilën mbi 95 % jetojnë shqiptarët.

Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas radhazi u mbyllën disa Banka duke e lënë vetëm një në tërë qytetin, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundi u largua edhe Terminali Doganorë. Në rrethana ët tilla Presheva nga një qendër po shndërrohet në një Bashkësi Lokale me kompetenca të varura nga qendra në Vranjë e cila është rreth dyzet kilometra larg Preshevës, konstatojnë njohësit e çështjeve ekonomike.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori