Agjencia Informative e Maqedonisë - AIM të sjellë strategji serioze për rivitalizim të rrjetit të korrespondencës dhe për përforcim të shërbimeve nga të cilat realizon të ardhura si: lajme, informacionem, foto, rekomandon Qeveria e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Ekzistojnë vlerësime serioze se AIM mund të realizojë fitim shumë më të madh në baë të shërbimeve që i jep. Shpenzimet, ndërkaq, për rrjetin e korrespondentëve janë në dispozicion më të madh lidhur me atë që e marrim nga ajo'', theksuan nga pres shërbimi qeveritar.


Në seancën e mbrëmshme qeveritare, është konstatuar ulje e të ardhurave që i realizon agjencia e lajmeve dhe shpenzimeve disproporcionale në lidhje me korrespondencat, derisa në lidhje me Raportin për punë, nuk është pranuar vetëm pjesa nga Këshilli Drejtues sepse është konstatuar mënyrë e veçantë e llogaridhënies nga ana e AIM që në institucionet e tjera nuk është praktikë. /Telegrafi/