Shoqata Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin me Hapësira Banesore dhe Zyra me Rëndësi për Republikën - Shkup, ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shkrimet mediale për çmimin e shfrytëzimit të shërbimeve në Arenën kombëtare ''Filipi i II-të'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shoqatë bën të ditur se vendimi për rishqyrtimin e çmimeve është dërguar në Qeveri dhe se tarifat e reja do të publikohen pas marrjes së një vendimi.


Shoqata në fjalë bën të ditur se të gjitha palët e interesuara për shfrytëzimin e Arenës kombëtare ''Filipi i II-të'' do të njoftohen për çmimet dhe se bashkarisht do të tejkalohen të gjitha keqkuptimet./Telegrafi/