LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të shpalos harxhimet stratosferike për promovimin e vendit

Qeveria e Maqedonisë do të shpalos harxhimet stratosferike për promovimin e vendit

Qeveria e tanishme e Maqedonisë vazhdon të merret me harxhimet e asaj të kaluarës. Këtë herë ata do të publikojnë harxhimet stratosferike të pushtetit të kaluar për promovim të Maqedonisë për të investuar.

Për të promovuar vendin, Maqedonisë i kanë kushtuar më shumë nën-kontraktorët se sa promovimi.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë se investitorët që veçse kanë ardhur në Maqedoni gjatë viteve të kaluara do të mbrohen dhe do të ju jepet ndihma e merituar administrative për të shpëtuar punësimet dhe investimin e tyre së bashku me mundin e dhënë për t’i sjellë ata këtu.


”Kontratat me ta janë në interes të publikut dhe qytetarët kanë të drejtë të dijnë se ku janë harxhuar paratë publike.” shtoi Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Merret vesh nga BalkanInsight se publikimi i harxhimeve dhe kontratave me investitorët dhe me kontraktorët është pjesë e planit 3-6-9 të Qeverisë për përafrim me Bashkimin Evropian.

Sipas analizave të BIRN, Maqedonia ka harxhuar 150 milionë euro për të tërhequr investime nga jashtë.

Qeveria e kaluar ka promovuar 43 investues por në të vërtetë në Maqedoni kanë investuar vetëm 13 kompani. është dashur të punësohen 26.730 njerëz por në të vërtetës janë punësuar 6.862 punëtorë. /Telegrafi/