LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë në afat prej 15 ditësh duhet t’i dorëzoj amendamentet në Kuvend

Qeveria e Maqedonisë në afat prej 15 ditësh duhet t’i dorëzoj amendamentet në Kuvend

Pas votimi dje në Kuvend ku 80 deputetë votuan për pranimin e propozimit të qeverisë për aderim në ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen me Greqinë, pritet që pastaj, secila nga katër amendamentet që do të ndërhyhet në Kushtetutën e Maqedonisë, të përgatitura nga Qeveria, do të kontrollohen nëpërmjet dy komisioneve në Kuvendi, ku seancat debatuese për secilën prej tyre mund të zgjasë deri në tri ditë.

Sapo Kuvendi të konfirmoj një draft për çdo amendament, hapet diskutim publik në të cilin deputetët mund të paraqesin ndryshimet në amendamentet. Gjithashtu, kërkesa e ndryshimeve kushtetuese kryhet në dy komisione, pas së cilës Kuvendi vendos veçmas për çdo ndryshim të amendamenteve kushtetuese. Në fund, pason seanca përfundimtare e miratimit të amendamenteve kushtetuese me votimin e shumicës prej dy të tretash në Kuvend.

Megjithëse qeveria ka 15 ditë për të dorëzuar amendamentet në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev tha se sa më shpejt që të përfundojnë, aq më shpejt Kuvendi i Greqisë do të marrë vendimin për ratifikimin e marrëveshjes. Ai pret që një numër më i madh të deputetëve nga opozita tu bashkohen gjatë procesit të ardhshëm./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori