LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë miratoi dokument kyç për zhvillimin e ARM-së

Qeveria e Maqedonisë miratoi dokument kyç për zhvillimin e ARM-së

Shqyrtimi strategjik i mbrojtjes, dokumenti kryesor për zhvillimin e mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë u miratua sot nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia vazhdimisht po punon për reformat dhe përmbushjen e të gjitha kushteve për anëtarësim në NATO. Pas vetëm një viti, arritëm të përgatisim një dokument kyç që përcakton mbrojtjen dhe zhvillimin e saj. Shqyrtimi Strategjik i Mbrojtjes është praktikisht e tërë agjenda e reformave të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, ndërsa përgatitja e tij është një hap shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë tonë, por edhe për anëtarësimin tonë në NATO”, tha ministrja e mbrojtjes Sheqerinska në një konferencë për shtyp pas miratimit të dokumentit.

Maqedonia nuk e priti ftesën e NATO-s për të filluar reformat e nevojshme, tha Sheqerinska, duke shtuar se 12 muajt e fundit po punoheshe shumë. Ajo vuri në dukje se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe do të vazhdojë të rritet çdo vit, deri në 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto, që pagat e të gjithë anëtarëve të Ushtrisë që nga fillimi i vitit janë rritur, duke përmirësuar standardin e tyre.


Lidhur me politikat e zhvillimit që janë planifikuar me Shqyrtimin Strategjik të Mbrojtjes, ministrja Sheqerinska tha se një nga qëllimet kryesore të këtij dokumenti është krijimi i një ushtrie moderne dhe fleksibile që do të garantonte stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori