LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë deklarohet në lidhje me raportin e ri të Priebes

Qeveria e Maqedonisë deklarohet në lidhje me raportin e ri të Priebes

Qeveria e Maqedonisë përmes një kumtese ka përshëndetur grupin e ekspertëve juridik të cilët kanë përgatitur raportin e dytë për periudhën qershor 2015 – qershor 2017, në lidhje me sundimin e së drejtës në Maqedoni.

Nga qeveria thonë se raporti i cili u publikua sot është përgatitur në bashkëpunim me gjitha institucionet në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përshëndesim përfundimin e grupit të theksuara në raport për ndryshime pozitive në kontekstin politike. Duam të theksojmë se raporti i Priebes jep fotografi reale për rreziqet shumëvjeçare, që qeveria e re i gjeti kur e mori pushtetin në qershor. Qeveria e Maqedonisë pajtohet se me konstatimin se në periudhën 2015-2017 shumë pak punë janë përmirësuar nga raporti i parë dhe kjo do të thotë shumë kohë e humbur”, thonë nga qeveria.


Ata shtojnë se në 100 ditët e para qeveria e re ka arritur t’i vëren problemet dhe në përputhje me këtë kanë hartuar “Planin 3-6-9”.

“Theksojmë se raporti i Priebes i publikuar sot do të shfrytëzohet si drejtim për përmirësimin dhe zbatimin e “Planit 3-6-9, i cili përfshinë disa probleme të përmendura në raportin e ri”, shtojnë nga qeveria.

Ata më tej thonë se qëllimi i tyre është të zgjidhen problemet, në mënyrë që Komisioni Evropian të jep dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori