LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë deklarohet në lidhje me përgjimet që janë bërë në Prokurorinë Themelore

Qeveria e Maqedonisë deklarohet në lidhje me përgjimet që janë bërë në Prokurorinë Themelore

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski, sot para gazetarëve ka folur për rastin e fundit për të cilin njoftoi prokurori shtetëror Ljubomir Joveski, se dy vitet e fundit janë përgjuar telefonat e Prokurorisë Themelore.

Boshnjakovski tha se qeveria e dënon këtë akt, duke shtuar se kjo është praktikë e qeverisë së kaluar dhe jodemokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prokurori republikan: Dy vite me radhë po përgjohen telefonat e prokurorëve në Maqedoni
Lexo po ashtu Prokurori republikan: Dy vite me radhë po përgjohen telefonat e prokurorëve në Maqedoni

“Qeveria e Maqedonisë dënon aktin e përgjimeve të telefonave që janë realizuar në ndërtesën e Prokurorisë Themelore. Theksojmë se kjo praktikë është e garniturës së kaluar dhe parimeve jodemokratike”.


“Qeveria pret se institucionet do të angazhohen maksimalisht, rasti do të zbardhet dhe opinioni do të njoftohet. MPB është e përfshirë në këtë procedurë, përgjegjësi duhet të ketë dhe ky rast duhet të zbardhet. Qeveria vendos në dispozicion të Prokurorisë gjitha kapacitetet”, tha Boshnjakovski.

Ai tha se nuk ka pasur rast që për këtë të diskutohet në seancë qeveritare, pasi sot është prezantuar nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori