Qeveria e Kosovës mbështet dy projekte për komunitetet në rajonin e Prizrenit
Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në dy lokalitete të rajonit të Prizrenit do të mbështesë projekte që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet.
Rexhepi ka bërë të ditur se këto projekte përfshijnë ndërtimin e një salle kulturore-sportive në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit dhe rregullimin e shtratit të lumit në Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë për Zhvillim Rajonal, do të mbështesë dy projekte të rëndësishme infrastrukturore që do të përmirësojnë jetën e komuniteteve lokale: Ndërtimi i sallës kulturore-sportive në Restelicë (komuna e Dragashit) – Salla e re do të ofrojë hapësirë për aktivitete sportive, kulturore dhe shoqërore, duke forcuar solidaritetin dhe identitetin e komunitetit; dhe Rregullimi i shtratit të lumit në Lubizhdë (komuna e Prizrenit) – Rregullimi i rrjedhës së lumit do të përmirësojë sigurinë, do të zvogëlojë rrezikun e përmbytjeve dhe do të kontribuojë në ruajtjen e natyrës”, ka njoftuar zëvendëskryeministrja Rexhepi.
Me këto projekte, sipas saj, Qeveria tregon përkushtimin për zhvillim të barabartë dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transporti i materialit zgjedhor në Prizren realizohet me përcjelljen e Policisë
Komuna e Prizrenit përmes “Ekoregjionit” pastron muret e shtratit të Lumëbardhit
Komuna njofton se më 11 shkurt mbyllet rruga “Saraçët”, largohen kabllot e vjetra dhe vendoset ndriçimi “smart”
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi