Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se sot mban mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite janë 34 pika.
Mbledhja e Qeverisë mbahet në ora 10:00.
Ndër pikat e rendit të ditës janë: shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2021, shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, shqyrtimi i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i draftit të konceptit-dokumentit për mbrojtjen e konsumatorit, etj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































