LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme.

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin IPA 2017, pjesa e parë, si dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër tre të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin IPA 2018.

Po ashtu ka miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.


Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: drejtor ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me përbërje: Naim Gashi, drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues; Venera Çerkini, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare; Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe Agon Haxhikadrija, ekspert i jashtëm, anëtar.

Po ashtu ka emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me përbërje:Anita Kalanderi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese; Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, anëtare; Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar; Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Programi kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2023-2027. Po ashtu u aprovua rekomandimi i Komisionit ndërministror për investime strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 30.12.2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues Cicavica Wind Farm 1 L.L.C.

Qeveria ka caktuar KOSTT në kuadër të funksionit të operatorit të tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërirë (OER), si dhe ka dhënë pëlqimin për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, për realizimin e projektit solar 100 MW në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Kalo në kategori