LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dërgon në Kuvend Strategjinë Kundër Korrupsionit

Qeveria dërgon në Kuvend Strategjinë Kundër Korrupsionit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit Strategjinë shtetërore kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planin e Veprimit.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e  Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donjeta Gashi.

Gashi tha se Strategjia Kundër Korrupsion është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë të rregullt.


“Është dërguar me procedurë të rregullt. Kur kalon diçka në qeveri, Sekretariati e dërgon në Kuvend”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, deputetja dhe kryetarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu të martën kishte thënë se skandalet dhe shkeljet e Qeverisë Haradinaj nuk kanë të ndalur.

Ajo është shprehur se Qeveria e ka miratuar Strategjinë kundër korrupsionit, duke e bërë të “plotfuqishme”, por pa e miratuar Kuvendi i Kosovës dhe kjo sipas saj është jo e ligjshme dhe duhet dhënë përgjegjësi.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se Strategjia Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planin e Veprimit do të shqyrtohet më 29 maj (e martë), në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori