Kur kriza e Greqisë shpërtheu, shqetësimi më i madh i ekonomistëve në të gjithë rajonin qe mundësia e “infektimit” të Ballkanit nga kjo krizë. Ballkani dukej veçanërisht i rrezikuar për shkak se Greqia është përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të importeve, investimeve të huaja direkte dhe tregut bankar. Këto shqetësime janë lehtësuar disi tani për tani.
Por një vëzhgim nga afër nxjerr në pah se rreziku i infektimit mbetet i lartë për sektorin financiar dhe atë fiskal apo edhe në ekonominë reale në shumë vende të rajonit. Nga pikëpamja e tregtisë, Bullgaria p.sh i ka 8 për qind të eksporteve dhe 4.8 për qind të importeve të drejtuara në Greqi. Por për shkak se tregtia përbën më pak se një të tretën e PBB-së së Bullgarisë, infektimi përmes këtij kanali mbetet i vogël, edhe sikur të supozohet se Greqia do të vuajë një recesion të thellë.
Po në këtë mënyrë, investimet greke në ekonomitë e Ballkanit janë më pak se 10 për qind e totalit. Për më tepër, edhe para krizës së borxhit grek, dihej se investimet e huaja do të uleshin në Ballkan, kështu që ky kanal infektimi nuk pritet të ngrejë peshë. Në rastin e Turqisë, është shumë e rëndësishme të thuhet se pjesa dërrmuese e investimeve nga Greqia prej 6 miliardë eurosh të kryer gjatë viteve të fundit, kanë shkuar për të blerë vetëm një bankë.
Këtu mund të ndalemi pak: sektori bankar është kanali më problematik i transferimit të krizës greke në vendet e tjera të rajonit. Në Turqi, kapitali grek zotëron vetëm 4 për qind të aseteve të sistemit bankar, por në Bullgari e në vende të tjera, situata është shumë më ndryshe. Vendet e Ballkanit mund të përballen me rënie të ndjeshme të burimeve të parasë së disponueshme për kreditim nga tregu grek, gjë që mund të sjellë edhe rënie të përgjithshme të kreditimit. Bullgaria duket se është në pozicion shumë më të favorshëm se fqinjët e saj në këtë drejtim.
Ajo ka një pozicion të shëndoshë financiar, me borxh publik vetëm 15 për qind të PBB-së dhe me rezerva fiskale të barabarta me 12 për qind të PBB-së. Rumania përfiton gjithashtu nga mbështetja e FMN-së, por të tjerët nuk janë kaq me fat. Rritja e rrezikut të borxhit grek do të rrisë rrezikun e borxheve të vendeve të tjera. Investitorët mund t’i largohen të gjithë rajonit.
Deri tani, asgjë me rëndësi në këtë drejtim nuk ka ndodhur. Por ka arsye për të qenë të kujdesshëm. Të gjitha vendet e Ballkanit mund të vuajnë nga problemet me të cilat do të përballen bankat në Greqi. Qetësia aktuale në Ballkan është shumë iluzionuese; ajo mund të jetë me të vërtetë një qetësi para stuhisë.
*Autori është ekspert i ekonomisë dhe opinionist për “Forbes” dhe “Hyriet”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës