LAJMI I FUNDIT:

‘Qetësi’ në Etihad: Man City dhe Interi dhuruan spektakël, por jo edhe gola

‘Qetësi’ në Etihad: Man City dhe Interi dhuruan spektakël, por jo edhe gola

Manchester City dhe Interi kanë barazuar pa gola në debutimin në formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Citizens e kishin iniciativën qysh nga fillimi, duke bërë presion mbi mbrojtjen Neroazzure.

Rasti i parë serioz në ndeshje u shënua në minutën e 27-të, kur Kevin de Bruyne lëshoi një goditje, por që shkoi ngjitur shtyllës së majtë.


Në minutën e 36-të, Erling Haaland ishte afër të shënonte, por që edhe kjo goditje shkoi afër shtyllës së djathtë të portës së Yan Sommer.

Rasti më serioz për Interin në 45 minutat e parë e pati Marcu Thuram (42’), me goditjen e tij që shkoi jashtë.

Sommer bëri një goditje bravuroze në minutën e 43-të, pasi ndaloi goditjen e De Bruynes.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Interin që tregoi më shumë.

Duke shkuar nga përfundimi i takimit, të dy skuadrat intensifikuan sulmet në portën e njëra-tjetrës.

Interi rrezikoi me anë të Henrikh Mkhitaryan, me goditjen e tij në minutën e 76-të që goditi shtyllën.

Tre minuta më vonë, Josko Gvardiol testoi Sommerin me një goditje me kokë, por as ky nuk ia doli të shënonte.

Dy skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë, me Cityn që në rrethin e dytë takohet me Slovan Bratislavën, ndërsa Interi do ketë punë me Crvena Zvezdën. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori