LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, festë e zbehtë

Qeriqi: 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, festë e zbehtë

Përfaqësuesi i shoqatave të dëshmorëve, Xhevdet Qeriqi ka thënë se kjo festë ka qenë më e ‘zbehtë’ krahasim me vitet e kaluara dhe se Institucionet qoftë ato lokale apo qendrore, duhet të kenë përkushtim dhe angazhim më të madh për të festuar shumë më shumë.

Invalidi i luftës së fundit, Xhevdet Qeriqi i ftuar në Televizionin Dukagjini lidhur me organizimin e festës së 17 shkurtit, ka thënë se kjo festë ka qenë më e ‘zbehtë’ krahasim me vitet e kaluara dhe se Institucionet qoftë ato lokale apo qendrore, duhet të kenë përkushtim dhe angazhim më të madh për të festuar shumë më shumë

“17 shkurti është festa më e rëndësishme e vendit tone dhe e këtij populli, pas një sacrifice të madhe dhe pas gjakut të derdhur të luftëtarëve të UÇK-së. Është një festë e veçantë dhe duhet të ketë përkushtim dhe organizime më të mëdha sepse meriton kjo festë të ketë organizime më të madhe. Fatkeqësisht, festa e fundit ka qenë më e zbehtë se vitet e kaluara. Qoftë institucionet qendrore dhe ato locale, duhet të kenë një angazhim më të madh që të festohet shumë më shumë”, është shprehur Qeriqi.


Qeriqi ka shtuar se një nga mënyra e angazhimit të institucioneve për nder të festës, duhet të jetë “organizimi i programeve kulturore për të mbledhur qytetarët, të cilët kanë dëshirë për të festuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori