Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi e konsideron vitin 2023 si një vit të suksesshëm.
Ai në një intervistë thotë se gjatë 2023 kanë nisur me digjitalizimin e shërbimeve për studentë dhe për herë të parë kanë dizajnuar një skemë të re bursash për master dhe doktorale, një program të praktikës me pagesë për studentët.
Qerimi thotë se universiteti ka financuar për herë të parë projekte për secilën njësi akademike në vlerën deri në 25 mijë euro.
“Ka qenë vit shumë dinamik, dhe e konsideroj në shumë drejtime se ka qenë një vit i suksesshëm. Një prej çështjeve të para që kam ndjekur bashkë me stafin, ka qenë digjitalizimi i shërbimeve për studentë, dhe këtë e kemi arritur në një mënyrë të konsiderueshme. Po ashtu, kemi dizajnuar për herë të parë një skemë të re bursash për studentët e studimeve master, doktorate dhe gjithashtu kemi dizajnuar një program të praktikës me pagesë për studentët tanë. Kemi lidhur një seri marrëveshjesh me partnerë të ndryshëm nga sektori privat, një rritje konstante në rangimet universitare të Universitetit në rritjen e citimeve dhe në shumë fronte të tjera. Universiteti ka financuar për herë të parë vitin që lamë projekte në një shkallë më domethënëse për secilën njësi akademike në vlerën deri në 25 mijë euro dhe ideja është që ne të rrisim këtë shumë për projekte kërkimore për stafin tonë akademik,” tha Qerimi.
Sa i përket projekteve, rektori Qerimi ka folur për ndërtesën e re të Fakultetit të Shkencave matematike-natyrore që pritet të përfundojë në 2024-tën, teksa për herë të parë ka menaxhuar dhe hartuar një plan veprim për barazi gjinore, të komunikimeve të qëndrueshmërisë për UP-në.
“Aktualisht, jemi duke e ndërtuar një ndërtesë të re për Fakultetin e Shkencave matematike-natyrore që pritet të përfundojë në vitin që vjen dhe kjo do të jetë godinë kryesisht moderne, e dizajnuar mbi bazën e parametrave më të avancuar ndërkombëtare. Në shumë drejtime, janë vazhdimësi e asaj çfarë ne e kemi nisur në vitin 2023, ne kemi hartuar dhe menaxhuar një strategji të re zhvillimore për universitetin, kemi konceptuar dhe miratuar për herë të parë një plan veprimi për barazinë gjinore, komunikimeve, një plan të qëndrueshmërisë për universitetin dhe ideja është që të lëvizim në drejtim të zbatimit të këtyre dokumenteve të rëndësishme strategjike e zhvillimore për UP-në. Në funksion të objektivave strategjike është një shkallë më e lartë e ndërkombëtarizimit dhe hapjes së institucionit dhe rekrutimeve për staf të ri cilësor që është i krahasueshëm me stafin akademik të universiteteve tjera partnere, një rritje më e madhe e produktivitetit akademik,” tha ai.
Rektori Qerimi thotë se kanë nënshkruar rreth 500 marrëveshje ndërkombëtare, si dhe kanë ofruar 500 kurse në gjuhën angleze, dhe ka krijuar për herë të parë disa programe me të cilat UP do të ketë një numër të studentëve ndërkombëtarë që do të vijnë për studime.
“Unë kam paraqitur një plan konkret dhe të matshëm. Mendoj që është zbatuar praktikisht në tërësi sa i përket pjesës që na takon. Ka disa veprime qe mund të mos varen nga ne. Ne e kemi miratuar çështjen e statutit të universitetit, në Senatin e universitetit. Unë e konsideroj si objektiv timin të përmbushur. Tash i takon Kuvendit të veprojë sa i përket ratifikimit të tij formal. Çështje të tjera si financimi i librave, mbështetja e projekteve kërkimore, punimeve akademike, rritjes së shkallës, UP ka mbi 500 marrëveshje ndërkombëtare, ofrojmë mbi 500 kurse në gjuhën angleze, kemi krijuar për herë të parë disa programe, do të kemi një numër të studentëve ndërkombëtarë që do të vijnë në UP për të studiuar,” u shpreh Qerimi.
Ndryshe, rreth 6 mijë studentë janë regjistruar në Universitetin e Prishtinës gjatë vitit 2023, ku shumica janë orientuar në drejtime të ndryshme si mjekësi, psikologji, edukim dhe juridik. Ndërsa drejtimet më pak të përzgjedhura ishin bujqësia, veterinaria dhe shkencat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës