Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin me qentë endacakë.
Sipas tyre, zgjidhja e problemit me qentë endacakë ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet për komunën që nga fillimi i mandatit të qeverisjes së re lokale.
Siç njoftohet, kryeqyteti deri me tani ka shpenzuar buxhet dhjetëfish më shumë se vitin e kaluar për teajtimin e qenve endacakë.
Këto janë pikat të cilat komuna thotë se po i trajton me prioritet.
Kemi hartuar strategjinë kornizë 10-pikëshe për trajtimin e qenve endacakë, përkrahur nga të gjithë akterët, brenda dhe jashtë komunës, e të cilën tani po e zbatojmë në bashkëpunim me të gjithë akterët komunal, rajonal dhe kombëtare;
Është nënshkruar në fillim te vitit marrëveshja me operatorë të jashtëm ekonomik për trajtimin e 700 qenve endacakë, e cila tanimë ka përfunduar;
Jemi afër përfundimit të procesit të tenderimit të 7 lloteve (rreth 350 mijë euro) për trajtimin e qenve endacakë. Pra, tani e tutje nuk do të ketë kufizime si më parë, por do të trajtohen të gjithë qentë endacakë;
Kemi organizuar në fillim të vitit tryezë të rrumbullakët për qentë endacakë, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë çështje: niveli lokal e qendror, Asociacioni i Komunave të Kosovës, AUVK, organizata e veterinerëve, shoqëria civile, ekspertët ndërkombëtarë, etj.;
Kemi nënshkruar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në çështjen e qenve endacakë, në mënyrë që të na mundësojë që në raste të caktuara dhe emergjente të mund të veprojmë shpejtë;
Kemi ngritur pikat ushqyese nga 5 në 23 pika, të cilat janë vendosur kryesisht në pikat me koncentrim më të madh të qenve endacakë dhe në rrugët hyrëse në kryeqytet;
Është formuar TASK-FORCA e brendshme komunale për trajtimin e qenve endacakë;
Kemi themeluar GRUPIN PUNUES me akterë nga jashtë, siç janë MAPL, MBPZHR, PK, AKK, AUVK, organizata e veterinerëve, shoqëria civile,etj.;
Jemi në proces të dizajnimit të mënyrës së monitorimit të gjithë veprimtarisë sonë në këtë çështje nga ana e sektorit jo-qeveritar, për çfarë edhe do të nënshkruajmë një memorandum të bashkëpunimit;
Është në proces të tenderimit ndërtimi i qendrës për trajtimin e qenve, e filluar por e parealizuar nga qeverisja e kaluar, për shkak të problemeve teknike;
Jemi në dispozicion për të bashkëpunuar ngushtë me nivelin qendror, si dhe me konsulentët nga BE, për hartimin e strategjisë komunale dhe kombëtare, si dhe ndryshimin e nevojshëm të rregullativës – na është thënë nga MAPL se priten rezultate në fund të qershorit, 2022;
Jemi në fazën e konsultimeve me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) në lidhje me fillimin, që pritet të ndodhë shpejtë, e procesit të regjistrimit të qenve me pronarë, përfshirë rolin tonë në këtë çështje me rëndësi të jashtëzakonshme;
Kemi organizuar konferencë koordinuese rajonale për çështje të ndryshme, përfshirë edhe për qentë endacakë, me komunat me të cilat kufizohet Komuna e Prishtinës. Tanimë Grupi Punues Teknik është formuar, është takuar dhe po punon në formësimin e këtij bashkëpunimi, përfshirë edhe në çështjen e qenve endacakë;
Kuvendi Komunal tanimë ka aprovuar fillimin e procedurave për një qendër tjetër gjithëpërfshirëse rajonale dhe të përhershme për trajtimin e qenve, si atyre endacakë, ashtu edhe atyre me pronarë – Strehimorja e Kafshëve.
Deri më tani askush nuk ka mbledhë informata të sakta mbi numrin e qenve endacakë në Prishtinë e as në Kosovë. Jemi gati të koordinohemi me nivelin qendror në këtë çështje.
Shifra e mjeteve të ndara dhe te planifikuara deri më tani për këtë vit është 753 mijë euro (shihni ne fund ndarjet), që është më e madhja ndonjëherë, apo dhjetëfish më e lartë se vitin e kaluar.
Strategjia dhjetë-pikëshe
Identifikimi dhe regjistrimi i qenve me vathë dhe mikropçipa;
Subvencionimi i vazhdueshëm për kastrim, sterilizim e vaksinim të qenve me pronarë;
Kontrolli i rreptë i mbarështimit dhe i shitjes së qenve;
Kontrolli i vazhdueshëm i riprodhimit të qenve endacakë përmes metodës KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho);
Qendrat për Trajtim të Përkohshëm (QTP) dhe Qendrat e Shpëtimit;
Prezantimi i ‘kujdestarëve të lagjes për kafshët endacake’;
Kontrolli i qasjes në resurse – ushqimi i qenve;
Fushatë për vetëdijësimin e shoqërisë;
Parku i qenve me pronarë (për socializim dhe rekreacion);
Inspektor komunal për veterinari;
Mjetet financiare të alokuara apo të planifikuara për vitin 2022:
Realizimi i kontratës në vlerë prej 50,000.00€ – tanimë janë trajtuar 700 qenë endacakë;
Realizimi i projektit për 23 pikat ushqyese në vlerë prej 70,000.00€, i paraparë të realizohet tërësisht në kuadër të këtij viti kalendarik;
Ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacakë, i cili është në procedurë të prokurimit, në vlerë prej 249,000.00€;
Trajtimi i qenve endacakë në 7 lote, me metodën KSVL, i cili është në procedurë të vlerësimit, në vlerë prej 350,000.00€;
Vendosja e mikroçipave për qentë endacakë, në vlerë prej 34,000.00€, tani në procedurë.
Vlera totale e mjeteve të shpenzuara dhe të zotuara për këtë vit është 753,000.00€./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Një muaj paraburgim ndaj katër serbëve që u arrestuan në Gjakovë

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat