Krisa Çaushi u eliminua në spektaklin e së martës nga Big Brother VIP Albania 4.
Ajo e ka pranuar pas daljes se brenda shtëpisë ka pasur disa reagime agresive në debate, gjë të cilën e konsideron si penalizim në lojën e saj, e cila tashmë përfundoi.
“Unë e di sa e do Tiri këtë lojë. Unë jam ekspresive dhe shpërthej ndonjëherë. Lidhja Loredana-Jozi ka qenë një lojë. Zgjedhja ime ishte si ajo shprehja ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’”, tha ndër tjerash ajo.
“Unë mendoj që njëri nga ju të vazhdojë lojën. Disa herë ke shfaqur shenja xhelozie për të dashurin tënd. Këto gjëra duhet t’i kishit sqaruar përpara se të futeshit”, i ka thënë Hajdari – Krisës.
“Vetëbesimi i tepërt të çon në vendime të gabuara. Publiku nga ty nuk ka dëgjuar një argument, kjo të ka penalizuar”, i tha në anën tjetër Neda Balluku.
Krisa mes tjerash u shpreh se fituese të këtij edicioni të BBVA e sheh Gerta Gixharin. /Telegrafi/