Qëndrim Zyba reagon ndaj deklaratës së trajnerit të Legias: Nuk kam dhënë asnjë informacion, lojë dhe presion i tij para lojës me Dritën

Gjatë konferencës së sotme të Legias, trajneri i kësaj skuadre, Goncalo Feio, deklaroi se ka marr informacione nga ish futbollisti i tyre Qëndrim Zyba, për mënyrën se si luan Drita. Zyba që ishte pjesë e Legias për gjashtë muaj, ka reaguar në rrjetet sociale, duke e hedhur poshtë këtë deklaratë të trajnerit portugez dhe duke shtuar se ai nuk ka biseduar me askënd nga ish-klubi i tij edhe pse gëzon respekt për ta.
“Reagim ndaj deklaratës se trajneri të Legias!!! Pash në media deklaratën e trajnerit Goncalo Feio dhe përdorjen e emrit tim si referim për informacione mbi kundërshtarin e ardhshëm që Legia ka. Unë kuptoj lojën deklarative dhe presionin qe trajneri do të vendos mbi kundërshtarin, por me duhet te them për respekt te opinionit futbolldashës dhe të ekipit FC Drita se asnjë informacion mbi formën e lojës ose diçka tjetër nuk kam nda me asnjë zyrtar te klubit Legia. Kam qenë dikur lojtar i asaj skuadre dhe ruaj respekt e konsideratë të lartë për Legian dhe gjithë anëtarët e saj, por tashme gjithë preokupimi dhe përkushtimi im lidhet me skuadrën time të tanishme Slovan Liberec”.





















































