LAJMI I FUNDIT:

Qendra Operative Emergjente e Gjilanit apelon për vaksinim masiv antiCOVID

Qendra Operative Emergjente e Gjilanit apelon për vaksinim masiv antiCOVID

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari për komunitete i Komunës së Gjilanit, Kadir Hysein, pas raportimit të gjendjes me COVID-19, ka apeluar qytetarët për vaksinim masiv, në mënyrë që të krijohet një mbrojtje dhe imunizim në këtë fazë kur shifrat e infeksionit janë gjithnjë në rritje.

Hysein ka thënë se me vaksinimin masiv mundësohet ruajtja shëndetësore e qytetarëve, prandaj për këtë apelohet të respektohet protokolli i shtetit për vaksinim, në të kundërtën në rast të infektimit me virusin COVID-19, gjendja shëndetësore e pacientëve do të jetë shumë më e rëndë.

“Numri i rasteve me Covid-19 në Gjilan është në rritje dhe për këtë janë shtuar kujdestaritë dhe janë mobilizuar të gjitha ekipet emergjente, të gjitha nivelet e shëndetësisë në Gjilan, Policisë së Kosovës, institucionet tjera emergjente dhe konform kësaj kërkohet që distanca, mosgrumbullimi, mbajtja e higjienës dhe vaksinimi të jenë prioritet i çdo qytetari. Fatkeqësisht numri i të vdekurve për gjithë periudhën e përballjes me pandeminë deri më sot është 149 raste dhe për këtë niveli i gatishmërisë në Gjilan është ngritur në nivelin maksimal”, ka thënë mes tjerash Hyseini.


Gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare: 6,437 qytetarë të shëruar, 149 qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19, 339 raste aktive dhe mostra në pritje janë 138. Deri më sot janë testuar gjithsej 22,527 qytetarë dhe të hospitalizuar janë 21 pacientë, të cilët po monitorohen vazhdimisht nga mjekët në Spitalin e Përgjithshëm.

Në bazë të shënimeve konfirmohet se janë dhënë 28,864 vaksina, prej tyre 9,407 të vaksinuar edhe me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori