LAJMI I FUNDIT:

Që të dy palët tradhtojnë, por për arsye të ndryshme – meshkujt tradhtojnë për seks; femrat për emocione

Që të dy palët tradhtojnë, por për arsye të ndryshme – meshkujt tradhtojnë për seks; femrat për emocione

Çdo person ka arsyen e vet se përse tradhton – ndoshta dikush ka qenë i dehur dhe budalla, ndoshta nuk është ndjerë i/e përmbushur në lidhje, ose thjesht nuk kanë mundur t’i rezistojnë një personi tjetër.

Por një anketim i ri sugjeron se arsyet se përse tradhtojnë njerëzit mund të kenë të bëjnë kryesisht me gjininë e tradhtarit/tradhtares, transmeton Telegrafi.

Anketimi, i kryer nga ‘Superdrug Online Doctor’,  ka anketuar mbi 2,000 amerikanë dhe evropianë dhe ka zbuluar se arsyet se përse meshkujt dhe femrat tradhtojnë janë shumë të ndryshme.


Kur janë pyetur se përse kanë tradhtuar, femrat amerikane dhe evropiane kanë pasur kryesisht të njëjtën përgjigje: Janë ndjerë se partneri aktual nuk po ua ofron vëmendjen që atyre iu nevojitet.

Arsyet tjera se përse femrat tradhtojnë kanë qenë se personi ka qenë shumë seksi, kanë pasur dyshime për lidhjen aktuale dhe se janë mbështetur gjithmonë emocionalisht në personin me të cilin e kanë tradhtuar partnerin.

Por, kur janë pyetur meshkujt, ata kanë pasur përgjigje më ndryshe nga femrat: Top arsyeja se përse meshkujt tradhtojnë është se nuk kanë mundur t’i rezistojnë seksualisht një femre.

Arsyet tjera se përse meshkujt tradhtojnë kanë përfshirë faktin se nuk kanë qenë duke bërë seks mjaftueshëm me partneren aktuale, se femrat tjera i kanë ngacmuar ata, etj.

Bazuar në këtë anketim, përgjigjet e meshkujve kryesisht fokusohen në aktin fizik të tradhtisë, ndërkaq përgjigjet e femrave anojnë më shumë te tradhtia emocionale. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Astrologji
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
Kalo në kategori