Qe përse Renault Captur është vetura më e dashur në Kosovë!
Kur flasim për veturën më të dashur në Kosovë, tanimë të gjithë e dimë se bëhet fjalë për Renault Captur sepse siç tregon Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK), kjo veturë është më e shitura sa u përket veturave të reja.
Por, çfarë saktësisht e bën veturën Renault Captur të jetë më e dashura nga të gjitha?
Dizajni
Kur flitet për dizajnin e kësaj veture, thjesht do ta admironi formën e vet të dalluar.
Capturi i ri i ka të gjitha karakteristikat e një SUV – por edhe shumëçka ekstra!
Tani Capturi është bërë më “atletik” duke poseduar një gjerësi më të madhe, i ka dy deflektorë të gjerë të ajrit për ta përmirësuar performancën e aerodinamikës, drita full LED, etj.
Sa i përket enterierit, forma e re është kombinuar me një ekran më të madh dhe garanton një rehati më të madhe për shkak të ndryshimeve në gjerësi e madhësi.
Teknologjia
Për vite me radhë, Renault është duke ofruar vetura me teknologji të lartë në segmentin e vet. Në mesin e këtyre është edhe Captur, i cili posedon teknologji tejet të avancuar.
Instrumentali digjital i veturës vjen me madhësi të ekranit mes 7 dhe 12 inç ndërkaq ekrani në qendër të enterierit ka një madhësi prej 9.3 inç – i cili është më i madhi në segmentin e vet.
Capturi po ashton ofron audio sistem Bose, dy porte të USB dhe mbushës wireless.
Siguria
Capturi i ri vjen me një strukturë të ndryshuar të trupit dhe rrjedhimisht ka një siguri shumë më të shtuar.
Veç kësaj, vetura posedon edhe sisteme të asistencës si:
- Kamerë 360 shkallë
- Frenim emergjent automatik
- Detektim të çiklistëve dhe këmbësorëve, etj.
Çmimi
Kur kombinohet dizajni elegant i një SUV me teknologjinë e avancuar, rehatinë maksimale dhe sigurinë e pa kontestueshme, me siguri se mund të mendoni që çmimi i kësaj veture është shumë i lartë.
Por faktikisht jo! Prandaj edhe mbetet vetura më e dashur në Kosovë, por edhe në shumë vende evropiane.
Kjo për shkak se Renault Captur ka një çmim fillestar prej vetëm 14,990 eurove.































