LAJMI I FUNDIT:

Që 11 muaj lëngon nga lemza

Që 11 muaj lëngon nga lemza

Një person nga Lincolni që 11 muaj me radhë lëngon nga një "sëmundje" e vogël, por e mërzitshme, lemza. Që nga shkurti i vitit 2007 – kur për herë të parë i është shfaqur ky problem – Chris Sands, 24-vjeçar, ka provuar gjithçka – duke ndaluar frymëmarrjen e tij, duke pirë ujë, duke pirë e ngrenë shumë gjëra, por deri më tash nuk ka pasur sukses në shërim.

Më e keqja është se Sands me profesion është këngëtar, ndërsa lemza i ka pamundësuar ta ushtroj profesioni e tij – ndërsa problemet i shfaqen edhe gjatë ngrënies, fjetjes, e madje edhe gjatë frymëmarrjes.

Ai ka kaluar nëpër një mori ekspertizash mjekësore, por askush nuk ka mundur të gjente diagnozën e saktë për lemzën e tij të mistershme.

Pasi kanë pranuar se nuk mund t’i ndihmojnë – mjekët e kanë këshilluar Sandsin që të bëjë vizita të psikologu, pasi që ata besojnë se, organizmi i tij tashmë është mësuar me lemzën.


Ai më herët gjatë këtij viti ka kërkuar ndihmë edhe përmes interneti – por edhe kjo përpjekje ishte e kotë.

Charles Osborne, nga Iowa, mban rekordin botëror si njeriu të cilit i ka zgjatur lemza më se shumti. Ai ka lënguar nga lemza plot 68 vjet – prej vitit 1922 deri në vitin 1990.