Për 32 ankesat e paraqitura në ditën e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duhet të vendosë deri sot në orën 19:00.
Mulë Desku, kryetar i Serkretariatit të PZAP-it tregoi se sa ankesa gjithsej ka pranuar ky institucion gjatë fushatës, heshtjes zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.
“Nga subjektet politike, kandidatët, OJQ-të janë paraqitur gjithsej 301 ankesa dhe 18 apele. Gjithsej 319 ankesa dhe apele.. Fushatë zgjedhore 191 ankesa, thyerje e heshtjes zgjedhore 88 ankesa, ditën e zgjedhjeve 32 ankesa”, tha Desku për KALLXO.com duke shtuar se apelet janë të paraqitura ndaj vendimeve te KQZ-së.
Desku tregoi edhe shumën e shqiptuar të gjobave nga ankesat e deritashme të miratuara. Tha se ndaj subjekteve politike është shqiptuar gjobë prej 336 mijë e 950 eurove.
Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova, tha se ditën e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit, kjo zyrë ka deponuar në PZAP gjithsej 37 ankesa.
Sipas tij, shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore ku kandidatë të caktuar të partive politike kryesisht përmes rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje votuesve që të votojnë për ta.
Pjesa tjetër e ankesave sipas tij, ka të bëjë me mosrespektimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë- kryesisht dispozitave që sanksionojnë vendosjen e materialeve propagandistike në vendet e ndaluara siç përcaktohet me ligj.
Një ankesë e Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova kundër Listës Serbe tashmë është aprovuar nga PZAP.
“Gjithashtu, lidhur me fushatën zgjedhore tashmë kemi një ankesë të aprovuar kundër një subjekti politik për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së provokimit ndaj të tjerëve me një spot të saj të publikuar në YouTube” , tregoi Leposhtica.
Leposhtica bëri të ditur se ka ankesa edhe ndaj komisionarëve që dështuan ta kryejnë detyrën e tyre.
“BIRN dhe Internews Kosova pasi që kanë monitoruar edhe ditën e zgjedhjeve në të gjitha komunat e Kosovës, kanë deponuar disa ankesa ndaj komisionarëve të KQZ-së të cilët nuk i kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë siç kërkohet në ligjin për zgjedhjet”, tha ai.
E Mulë Desku tha se për ankesat vendoset më së largu tri ditë pas pranimit të tyre. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri