Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar tri gjoba për partitë politike, të cilat arrijnë shumën e 43 mijë e 700 euro.
Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP ka pranuar si të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë ka refuzuar të pabazuar dhe 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.
Sipas njoftimit të PZAP-it, AAK-ja është dënuar me 22 mijë e 700 euro, Nisma Socialdemokrate 20mijë euro dhe PDK-ja me 1 mijë euro.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy (2) ankesa, një (1) kundër PDK, dhe një (1) kundër AAK, Lidhja Demokratike ka paraqitur një (1) ankese kundër AAK, Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri (3) ankesa kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK, një (1) ankesë kundër LDK, një (1) ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një (1) ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një (1) ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec”, thuhet në njoftim.
Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.
“AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro, NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro, PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro, Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro”, thuhet nw njoftim.
Sipas njoftimit, natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i gjuhës se urrejtjes, mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim, shkelja e Kodit te Mirësjelljes, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve , vendosja e shiritave të kuq në rrugë, largim nga lista e votuesit, vendosja e posterëve në shtylla elektrike, vendosja e posterave në objekte publike.
Ndryshe, dy ditë më parë PZAP-ja ka shqiptuar po ashtu gjoba për disa nga partitë politike.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura në këtë institucion që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.
Nga këto ankesa 8 kanë pasur të bëjnë me fushatën zgjedhore kurse një ka qenë për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit.
“Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara: AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,700 euro, LDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000 euro, dhe PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000 euro. Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,700 euro”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posterave në rrugë publike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës