LAJMI I FUNDIT:

PZAP: Shkaku i ankesave të shumta po rinumërohen 440 kuti votimi

PZAP: Shkaku i ankesave të shumta po rinumërohen 440 kuti votimi

Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mul Desku, ka theksuar se rinumërimi i 440 kutive të votimit, po ndodhë për arsye të ankesave të shumta që i ka pranuar ky institucion.

Ai ka thënë për Telegrafin se ankesat dhe lëshimet teknike vijnë më së shumti nga kandidatët për asamblistë që kanë qenë brenda të së njëjtës parti politike.

“Ende nuk kemi nxjerrë statistika, por ankesat janë nga të gjitha komunat e Kosovës”, ka shtuar Desku.


Ndryshe,  sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Kosovës (KQZ),  është treguar se pas vendimit të PZAP-it do të rinumërohen 440 kuti votimi.

Kryetarja e KQZ-së ka theksuar se dje kanë pranuar vendime të PZAP-it, me ankesa të kandidatëve.

“Si pasojë e këtyre vendimeve sot duhet t’i rinumërojmë 440 kuti, ku PZAP-i ka gjetur se ka arsye të pranimit të ankesave të këtyre kandidatëve”, tha Daka.

Sipas saj, janë 70 kuti që veç janë rinumëruar me vendim të KQZ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori