LAJMI I FUNDIT:

PZAP pezullon për pesë vite gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, pas ankesës nga Albena Reshitaj

PZAP pezullon për pesë vite gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, pas ankesës nga Albena Reshitaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka aprovuar ankesën e Albena Reshitaj, kandidates për deputete nga AAK-ja, e cila ka kërkuar rinumërim të votave të saj në vendvotimin 2404A/01R në Suharekë.

Në vendimin e PZAP-së thuhet: “Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumëroj vetëm fletëvotimin për kandidaten për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Prishtinë në Vendvotimin: 2404A/01R. Rezultati i cili del pas rinumërimit të fletëvotimeve në kutitë e Vendvotimeve si në pikën 2 të këtij dispozitivi të përfshihen në rezultatin përfundimtar”.

Reshitaj ishte ankuar se në këtë vendvotim kishte 31 vota, sipas deklaratës së vëzhgueses Adelina Krasniqi, por se në faqen e KQZ-së figurojnë 0 vota. PZAP ka zhvilluar hetimet dhe nga hetimi në QNR ka konstatuar se Reshitaj kishte 30 vota dhe një ishte e pavlefshme. Kështu që është urdhëruar të rinumërohen votat e saj në këtë vendvotim, e janë pezulluar gjashtë komisionarët në këtë vendvotim, që janë nënshkruar në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve (FRK).


Kryesuesi i vendvotimit Ermal Zenelaj, dhe anëtarët Jehona Zenelaj, Jeton Kokollari, Ernard Gashi, Floriana Zenelaj e Glodiana Zenelaj janë pezulluar për pesë vjet nga procesi zgjedhor si kandidat, apo si pjesë administrative e një organi zgjedhor të menaxhuar nën autoritetin e KQZ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori