LAJMI I FUNDIT:

Pyjet halore të Dukagjinit po dëmtohen nga insektet

Pyjet halore të Dukagjinit po dëmtohen nga insektet

Një pjesë e pyjeve halore në rajonin e Dukagjinit, janë dëmtuar nga insektet që shkaktojnë sëmundjen e këtyre pyjeve.

Zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, kanë thënë se sëmundja po shkaktohet nga tenja e pishës, që paraqet një kërcënim serioz për masivet pyjore të vendit.

Pyjet e Kosovës janë thesari më i çmuar i vendit duke ju falenderuar relievit, klimës dhe hidrografisë, që i bënë ato më të çmuara dhe më atraktive. Insekti i tenjës së pishës (procesionare) po ndikon në tharjen e njëpasnjëshme të pishave.


Menderes Ibra, Drejtor i Drejtoratit për Menaxhimin e Pyjeve në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës sqaron për Radio Kosovën se në rajonin e Dukagjinit tenja e pishës ka bërë dëme, por jo në përmasa të mëdha ashtu sikurse në Shqipëri. Ibra thotë se ka pasur disa raste të izoluara por që tenja e pishës është më e theksuar.

“Kemi raste të izoluara. Kemi sipërfaqe të prekura edhe nga një dëmtues tjetër por tenja e pishës është më shumë e paraqitur. Në komunën e Gjakovës, të Junikut, Deçanit, një pjesë në Suharek dhe Prizren. Por, aktualisht këto nuk paraqesin shqetësim serioz”, tha ai.

Vitet e kaluara janë ndërmarrë disa operacione për pastrimin në mënyrë mekanike të tenjës së pishës, e që rezultatet kanë qenë të pakta. Menderes Ibra thotë se zhdukja e tenjës së pishës është mjaft komplekse.

“Ajo luftohet në tri mënyra. Është mënyra mekanike fizike largimi i pjesëve të drurit të kalbur dhe ndezja e tyre bashk me larvat e insekti. Nese sipërfaqet janë të mëdha trajtimi bëhet me pesticide. Ekziton edhe një form e re e cila ka filluar të zbatohet në disa shtet fqinje veçanarisht në Turqi e që është mënyra biologjike e luftimit të sa. Pra, është kultivuar një insekt i cili është armik biologjik i tenjës së pishës”, shtoi ai.

Pyjet në Kosovë kanë një florë e faunë të gjerë që ka rëndësi për të gjithë rajonin e Ballkanit. Flora e Kosovës përfaqëson rreth 25% të florës së Ballkanit dhe asaj të Evropës. Rajoni me shumëllojshmërinë më të lartë janë Malet e Sharrit dhe Alpet Shqiptare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori