Në përfundim të një takimi gushtin e vitit të kaluar në Zyrën Ovale, ku po diskutoheshin sanksionet ndaj Venezuelës, presidenti Donald Trump iu kthye ndihmësve të tij më të lartë me një pyetje shqetësuese.
“Duke parë se shtyrja tejet e shpejtë e Venezuelës kërcënon sigurinë rajonale, përse Shtetet e Bashkuara nuk e pushtojnë vendin problematik?”
Pyetja në formë sugjerimi tronditi dhe shtangu të pranishmit në takim, përfshi ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, si dhe ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, H.R. McMaster, që të dy këta të larguar nga administrata tashmë.
Zbulimi i bisedës së mbajtur sekret deri më tani vjen nga një zyrtar i lartë i administratës, tejet familjar me atë se çfarë ndodhi në atë mbledhje.
Në shkëmbimin e ideve që zgjati rreth 5 minuta, McMaster e të tjerët iu kthyen duke i shpjeguar Trumpit sesi ndërhyrja ushtarake do të dështonte e rrezikonte të humbiste edhe mbështetjen të fituar me aq shumë mund mes qeverive të vendeve amerikano-latine, për të ndëshkuar presidentin Nicolas Maduro për futjen e Venezuelës në rrugën e një diktature të ashpër, sipas zyrtarit në fjalë që nuk dëshiron të identifikohet.
Por, Trumpi u tërhoq! Megjithëse nuk dha asnjë sinjal se ishte i gatshëm të urdhëronte planet për ndërhyrje ushtarake, ai vuri në dukje ato që i konsideroi si raste të së kaluarës të diplomacisë së suksesshme përmes armëve në rajon, – thekson zyrtari, – si pushtimet e Panamasë dhe Grenadës në vitet ’80.
Ideja, me gjithë përpjekjet e ndihmësve të tij për ta hedhur poshtë, gjithsesi do të vijonte të mbetej në kokën e presidentit.
Ditën tjetër, më 11 gusht, Trumpi alarmoi miqtë dhe armiqtë, teksa fliste për “opsionin ushtarak” për largimin e Maduros nga pushteti. Deklaratat publike fillimisht u hodhën poshtë në qarqet e politikbërësve amerikanë, si një lloj reagimi i stuhishëm që njerëzit mund edhe të presin nga një yll i “reality show”-t i kthyer në kryekomandant të Forcave të Armatosura.
Por, menjëherë pas kësaj, ai e ngriti çështjen për diskutim me presidentin kolumbian, Juan Manuel Santos, vijon më tej rrëfimin zyrtari amerikan. Edhe dy zyrtarë të lartë kolumbianë, të cilët folën në kushte anonimati gjithashtu, konfirmojnë këtë raportim.
Më pas, në shtator, në suazat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Trump e diskutoi sërish çështjen, këtë herë më gjatë, në një darkë private me udhëheqësit e 4 aleatëve të Amerikës Latine, përfshi Santosin, një ngjarje e deklaruar nga 3 zyrtarët anonimë dhe e raportuar nga “Politico” në muajin shkurt. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker