Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se janë dyfishuar pagesat në avans për investimet kapitale.
Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka pyetur se, si është e mundur që këto të rriten derisa investimet kapitale vazhdojnë të mbesin të ulëta.
Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë. Bazuar në ‘Raportin e Buxhetit për 2022’, Qeveria i ka dyfishuar pagesat avans për investime kapitale. Gjatë vitit 2022 pagesat avans kanë shkuar në 88.1 milionë euro. Në vitin 2021 kanë qenë 47.5 mil euro, ndërkaq në vitin 2020 kanë qenë vetëm 20.1 mil euro. Si ka mundësi që investimet kapitale gjatë vitit 2022 dhe 2021 të jenë shumë të ulëta, ndërkaq pagesat avans të dyfishohen secilin vit?!”, ka pyetur Hoti.
“Besoj se Qeveria ka shumë punë për të sqaruar arsyeshmërinë e këtyre pagesave. Ky raport i buxhetit ka plot anomali të tjera, të cilat do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, përfundon ai. /Telegrafi/