Çfarë mund të arrijë Donald Trumpi në një takim të nivelit të lartë me Vladimir Putinin? Pak. Rusia nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë nga Krimeja. Ajo do të vazhdojë t’i mbështesë kryengritësit në lindje të Ukrainës; njësoj si edhe presidentin Assad dhe trupat e Iranit në Siri. Në “Russia first” (Rusia e para) të Putinit, Trumpi zor se mund të ndryshojë gjë.
Përkundrazi, shefi i Kremlinit mund të presë shumë gjëra nga një takim i nivelit të lartë ruso-amerikan. Kur ai dhe Trumpi të diskutojnë kokë më kokë, për të folur për çarmatimin atomik, do të jenë pamjet televizive që do të transmetojnë në të gjithë botën mesazhin: këtu po negociojnë dy politikanë në nivel të barabartë. Me këtë Putini do të fitonte, pavarësisht nga fakti nëse arrihet apo një rezultat.
Njëkohësisht, me këtë takim në momentin e tanishëm Putini e përçan edhe më tej kampin perëndimor: synimi i Britanisë së Madhe për ta izoluar Rusinë pas aferës Skripal do të eliminohej pikërisht nga “vëllai i madh” përtej Atlantikut. Edhe ukrainasit do të ndihen të mashtruar nga SHBA, në mos fare të tradhtuar. Kjo në një kohë kur Kievi duhet t’ia pranojë vetes: Uashingtoni e ka mbështetur Ukrainën gjithmonë vetëm me fjalë të forta – rrallë duke i dhënë para. Putini vërtet mund të jetë i gatshëm për lëshime në konfliktin e Ukrainës, por vetëm nëse amerikanët do të hiqnin dorë si shpërblim nga rezistenca e tyre kundër gazsjellësit “Nordstream 2”.
Sido që të bëhet, SHBA do t’i vazhdojnë sanksionet e tyre kundër Rusisë edhe pas takimit të nivelit të lartë. Kongresi në Uashington nuk mund t’i tërheqë ato brenda natës, për shkaqe proceduriale teknike. Aktualisht tek deputetët nuk ekziston as vullneti politik për këtë.
Pse e do Trumpi atëherë këtë takim të nivelit të lartë? Nga njëra anë: ai do që ta mbajë premtimin që ka bërë në fushatën elektorale. Dhe këtu bën pjesë përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë. Nga ana tjetër, ai duket se i ka të nevojshme inskenimet spektakulare politike për egon e tij. Këtë narcizëm autokratët e shfrytëzojnë për synimet e tyre. Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un thuajse nuk e ka ndryshuar pozicionin. Megjithatë Trumpi e shiti takimin me të si sukses historik. Putini e regjistroi këtë dhe do të veprojë po në të njëjtën mënyrë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri