Nënshkrimi në gjuhën maqedonase i marrëveshjes mes agjencisë evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është vlerësuar si dëshmi se gjuha maqedonase është e garantuar me Marrëveshjen me Bullgarinë për zhbllokimin e integrimit evropian.
Shkupi dhe Sofja më 17 korrik nënshkruan një protokoll për kapërcimin e dallimeve për të kaluarën historike mes dy vendeve, ndërsa besojnë se kanë zgjidhur edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kjo marrëveshje që kishte për bazë një propozim të Francës e që ishte mbështetur edhe nga BE-ja, bëri që Sofja të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 26 tetor në Shkup, tha se marrëveshja me agjencinë Frontex e nënshkruar në gjuhën maqedonase është dëshmi, sipas tij, se marrëveshja me Bullgarinë ishte më e mira e mundshme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Nënshkrimi i marrëveshjes me Frontex-in është i pari mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, që nënshkruhet në gjuhën maqedonase pas nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Marrëveshja u nënshkrua në gjuhën e pastër maqedonase, pa shtesa apo fusnota, pra si gjuhë e barabartë me të gjitha gjuhët tjera të Bashkimit Evropian. Ky ishte një premtim që e kisha dhënë dhe që arritëm ta realizojmë”, deklaroi Kovaçevski, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës se me marrëveshjen me Bullgarinë janë rrënuar pozitat shtetëror e kombëtare maqedonase.
“Ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat ndërsa qytetarët sikur edhe shumë herë më parë, vërtetuan se kush është partner i besueshëm që do t’i udhëheqë në rrugën e vërtetë drejt Bashkimit Evropian dhe kush ushqehet me gënjeshtra e manipulime që të përhap frikë dhe pasiguri duke rrënuar besimin në institucionet e vendit dhe të BE-së”, tha Kovaçevski.
Por, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha më 27 tetor se “pretendimet e qeverisë synojnë mashtrimin e opinionit”, pasi sipas tij, marrëveshje të tilla janë nënshkruar edhe më herët dhe se nuk duhet të hapet debati për gjuhën maqedonase, e cila sipas kreut të opozitës maqedonase, ka të zgjidhur statusin e saj që nga periudha e ish-Jugosllavisë.
“Është një nga qindra marrëveshjet që janë nënshkruar në këtë formë në të kaluarën. Gjuha maqedonase është e drejtë e natyrshme. Gjuha maqedonase së bashku me gjuhën serbokroate dhe sllovene qysh nga koha e ish-Jugosllavisë ishte e njohur ndërkombëtarisht, edhe nga Kombet e Bashkuara, gjuha maqedonase është e kodifikuar në vitin 1977″.
“Mendoj se sa më shumë që e hapim këtë temë, aq më keq do të jetë për ne pasi është një çështjet e mbyllur për të cilën nuk duhet të ketë debate”, tha Mickoski. Ai shprehu indinjatë ndaj zyrtarëve, të cilët, sipas tij, nuk reagojnë në rastet kur përfaqësues të lartë të BE-së, përfshirë edhe presidenten Ursula von der Leyen, maqedonasit dhe gjuhën maqedonase i quajnë si maqedono-verior.
Ndërkohë, përveç marrëveshjes me agjencinë evropiane për kontrollimin e kufijve, Frontex, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursuela von der Leyen në takimet me zyrtarët maqedonas ka biseduar edhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicën bullgare në të, si detyrim që del nga marrëveshja me Bullgarinë.
Kryeministri Kovaçevski shprehu besimin se edhe ky detyrim do të përmbushet ndërsa një ditë më herët kishte theksuar nevojën që të bisedojë me partitë politike për sigurimin e një mbështetjeje sa më të gjerë për ndryshimin e aktit më të lartë juridik në vend.
Por, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, tha se partia e tij OBRM-PDUKM nuk i jep mbështetje ndryshimeve, që duhet të miratohen me dy të tretat e votave në Kuvend pasi marrëveshjen me Bullgarinë vazhdon ta konsiderojë të dëmshme për palën maqedonase./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë