Pushteti dhe opozita pa marrëveshje rreth Ligjit për Prokurorinë Publike

Parlamenti i Maqedonisë të martën me 57 vota pro, miratoi nevojën për Ligjin për Prokurorinë Publike në kudër të së cilit pritet të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike.
Deputetët e partisë maqedonase në opozitë të OBRM-PDUKM-së edhe pse ishin të pranishëm në sallë, nuk votuan.
Dallimet mes pushtetit dhe opozitës vazhdojnë të jenë të thella sa i përket ligjit në fjalë, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale dhe vazhdimit të rasteve për të cilat ka ngritur hetime Specialja.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, ka akuzuar opozitën se çështjet që i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike, nuk dëshiron të mbyllen me efikasitet.
“Shpresoj që të gjithë ju (deputetët) do të mblidhni forcat për të shtypur butonin e gjelbërt dhe kjo do të thotë vazhdim për rastet që ka ngritur hetime Prokuroria Speciale Publike, për çështje për të cilat ka indicje se janë kryer krime nga pushteti i kaluar, por gjithashtu kemi edhe situatë në të cilën është hapur rast serioz, siç është rasti “Reket”, i cili gjithashtu duhet që të ketë procedurë serioze për mbarimin e procesit gjyqësor. Duhet që të kemi drejtësi efikase për të gjithë, pavarësisht se cilës garniturë i përkasim”, ka theksuar Deskovska.
Por, opozita maqedonase OBRM-PDUKM, ka bërë të ditur se do të jetë e gatshme të mbështesë Ligjin për Prokurorinë vetëm nëse krijohet mundësi që përmes një debati cilësor në Parlament.
Opozita maqedonase, përmes deputetit të kësaj partie, Antonio Milloshovski, ka kërkuar që ministrja e Drejtësisë Renata Deskosvka, të japë dorëheqje pasi në kohën që ajo drejton dikasterin e Drejtësisë ka ndodhur skandali më i lartë që ka të bëjë me korrupsionin në nivele të larta, i njohur si “Reket”.
Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e Lirë thotë se rasti “Haraçi” ka thelluar edhe më shumë dallimet mes pushtetit dhe opozitës për arritjen e një ujdie rreth miratimit të Ligjit për Prokurorinë Themelore Publike, ligj ky që duhet të përfshijë dhe zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale.
“Tani kur afera “Haraçi” e degradoi autoritetin e Prokurorisë Speciale Publike , në një far forme edhe bisedime në këtë drejtim janë bërë të pa baza për shkak se pushteti ka rrënuar qëndrimet që kishte më parë , pra ideja që të ketë një trup i cili do të hetojë korrupsionin në nivele të larta tanimë bëhet i pakuptimtë për shkak se institucioni që ishte themeluar për ketë qellim duket se është i përfshirë në aferë korruptive.
Mendoj se do të duhet një motiv nga faktori ndërkombëtar që këto bisedime (mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Themelore) të kthehen në një nivel serioz dhe palët të jenë më të përkushtuara në gjetjen e një zgjidhjeje.
Tani për tani, duket qartë se nuk ka vullnet për gjetjen e një zgjidhjeje për Ligjin për Prokurori Publike as nga pushteti e as nga opozita”, thotë Neziri.
Ekspertët e çështjeve juridike thonë se Maqedonia e Veriut si shtet po humbet shansin e fundit për të realizuar reforma thelbësore në sistemin gjyqësor, me këtë t’i demonstrojë dhe faktorit ndërkombëtarë se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta duke hapur perspektivat e integrimit në familjen evropiane.
“Problemi qëndron në faktin se Maqedonia e Veriut ka lëshuar nga duart shansin që të realizojë reforma të thella në sistemin gjyqësor”, thotë Zvonko Davitkoviq, avokat.
Ndryshe në bazë të projekt-ligjit që rregullon punën e Prokurorisë Publike të propozuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të cilin janë të nevojshëm dy të tretat e votave, parashihet integrimi i Prokurorisë Speciale në Prokurorinë e re e cila do të quhet Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë.
Për opozitën maqedonase OBRM-PDUKM-në, mbetet i papranueshëm transferimi i prokurorëve nga Prokuroria Speciale në Prokurorinë e re Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion të lartë, ndërkohë që si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje me pushtetin, paraqiten edhe hetimet e hapura pas 30 qershorit të vitit 2017.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes ministres së Drejtësisë ka bërë të ditur se në qoftë se nuk arrihet të sigurohen dy të tretat e votave për të kaluar Ligi për Prokurorinë Publike Speciale që duhet të përfshijë dhe zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale, atëherë zgjidhja e Prokurorisë Speciale do të kërkohet përmes ndryshimeve në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve për të cilin ligj për të marrë vizë nevojitet votimi i shumicës së thjeshtë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës