LAJMI I FUNDIT:

Pushohen hetimet ndaj rreshterit të Policisë së Kosovës, Koci: E vërteta doli në shesh

Pushohen hetimet ndaj rreshterit të Policisë së Kosovës, Koci: E vërteta doli në shesh

Hetimet ndaj rreshterit të Policisë së Kosovës, Idriz Gashi, i cili dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë pushuar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se “e vërteta doli në shesh”.

“Idriz Gashi – i pastër si loti” – shkroi Koci, duke sqaruar se Gashi, i cili ishte pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht për pjesëmarrje në tubimin e PDK-së.


“Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar. Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt”, ka shtuar avokati.

Ai theksoi se që nga dita e parë kishte besuar në pafajësinë e klientit të tij dhe e kishte inkurajuar atë të mos dorëzohej.

“Këtë betejë do ta fitojmë, sepse po akuzohesh padrejtësisht”, i kishte thënë avokati, duke theksuar se vendimi për pushimin e hetimeve e ka nxjerrë Gashin më të fortë dhe me kokën lart./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori