Në Prelluzhë të Vushtrrisë janë gjetur një numër i konsiderueshëm i armëve dhe mjeteve shpërthyese në një deponi mbeturinash. Sipas qytetarit që gjeti ato dhe lajmëroi policinë, ato i kanë hedhur serbet që jetojnë në atë fshat pas rastit të ndodhur në Banjskë të Zveçanit.
Rrugën e zakonshme për të hedh mbeturinat e bëri edhe paraditen e së hënës.
Por, ajo çfarë gjeti në këtë vend këtë qytetarë të cilit i mbrohet identiteti e befasoi.
Në këtë vend në Prilluzhë të Vushtrrisë ky qytetarë gjeti një sasi të pazakontë të armëve.
“kemi ardhur për t’i gjuajtur mbeturinat edhe këtu i kemi pa dy armë, fillimisht ja kemi pa tytat pastaj i kam shpalosë, i kam pa që janë armë edhe i kam lajmërua policinë”, ka thënë një qytetar.
I menjëhershëm ishte edhe lajmërimi i policisë, të cilët pas 10 minutash arritën në vendngjarje.
E informacioni i marrë nga një banorë i Prilluzhës rezultoi i saktë.
Pos dy tytave ata hasën edhe në armë e mjete të tjera.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fshati Prelluzhë i Vushtrrisë është i banuar kryesisht me qytetar të komunitetit serb.
Prandaj, dyshimet e personit që hasi në ato armë janë që situata në veri ka bërë që ato armë dikush nga komuniteti t’i hedh në mbeturina.
“Këtu jemi të rrezikuar për këto gjëra, prandaj është mirë që çdo herë të bëhet ndonjë kontrollë. Se këta e kanë hetuar pak punën e Banjskës, edhe ka pas këtu arrestime të paramilitarëve në Prelluzhë edhe për qatë shkas i kanë gjuajtur armët e këtu”, ka thënë një qytetar.
Pos Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes në mbrëmje kishin dalë edhe njësitet e FSK-së, të cilët edhe kishin bërë tërheqjen mjeteve shpërthyese.
Me ta kanë qenë edhe KFOR.
E për rastin tashmë është njoftuar prokuroria dhe është në proces të hetimit./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë