Shumë miq sa herë vijnë nga vendet ku jetojnë, nuk duan thjesht disa ditë relaksi buzë detit, por edhe të njohin historinë e vendit të tyre. Ata duan t’i shndërrojnë në një aventurë të vërtetë ato, në një rrugëtim kulturor
Ndaj, nëse jeni ende me dy mendje për këto pushime, Shqipëria mund të jetë destinacioni më i mirë duke filluar nga jugu në veri. Jo vetëm për plazhet, jetën e natës, akomodimin në hotele dhe restorantet, por edhe për guidën kulturore dhe trashëgimisë që ofrohet në të gjitha këto destinacione.
Trashëgimia historike me kështjella qindra vjeçare, zbulime arkeologjike që nuk i keni vizituar më parë, muzeume dhe vende kulti, mund të kthehen në një atraksion kulturor përgjatë ditëve të pushimeve.
Një mozaik të vërtetë kulturor të cilin ka vendosur ta sjellë Bordo, mund ta eksploroni lehtësisht brenda destinacionit që keni zgjedhur, qoftë në jug, në Sarandë apo Vlorë, në Veri, në Shëngjin dhe Velipojë, në Shqipërinë e Mesme, Durrës apo Gjirin e Lalzit. Mjafton të planifikoni një pasdite dhe do të zbuloni Shqipërinë që nuk njihnit…!
SARANDA
Mbetet ende zona më elitare e pushimeve verore, por jo vetëm. Zemra e detit jonian, ofron mundësi edhe në aspektin kulturore historik.
Në pjesën jugore të qytetit ndodhet Kalaja e Lëkurësit, mbi një kodër prej nga mund të shihet një pamje magjepsëse deri në Korfuz. Kalaja daton në shekullin e 17-të, si pikë strategjike që kontrollon portin. Ky fortifikim ka një planimetri katërkëndore me dy kulla në formë të rrumbullakët.
Ideale për të vizituar është tempulli antik i Finiqit dhe kisha e Shën Kollit në fshatin Mesopotam.
Pak më në jug, duke shkuar drejt Ksamilit, mund të vizitoni Butrintin. Perla e Jonit gjendet në kepin më të ulët të bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë, e mbrojtur nga UNESCO, Butrinti konsiderohet një nga trashëgimitë e rralla kulturore. Aty mund të shijoni teatrin antik që tregon zhvillimin e qytezës që në lashtësi, bazilikën, pagëzuesen si dhe dhjetëra statuja. Mund të vizitoni gjithë kompleksin ku do të shikoni nga afër një arkitekturë unike, ndërsa në muzeun që ndodhet po aty, ruhen objekte të hershme.
Kalaja e Butrintit u ndërtua në Mesjetë nga Despotati bizantin i Epirit, ka bedena për topa e armë zjarri si dhe kulla vëzhgimi. Qyteti ofron gjatë verës aktivitete të shumta, mes të cilave panairi i librit dhe festën e përvitshme të midhjes, e cila shoqërohet me aktivitete kulturore, zbavitëse e informuese.
GJIRI I LALZIT
Vendosur midis Tiranës dhe Durrësit, Gjiri i Lalzit është kthyer vitet e fundit në një destinacion drejt të cilit është rritur tej mase vëmendja. E jo vetëm prej plazheve, por së fundmi edhe prej vendeve që rezervojnë kuriozitet historik e kulturor. Vija bregdetare lidhet me një kurorë të gjelbër pishash dhe fusha që zgjaten pafundësisht drejt kodrave të buta. Dy nga vendet më unike përsa i takon zonës janë rezervati i Gjuetisë dhe Parku Kombëtar i Rrushbullit, dy oaze të gjelbër që të ftojnë t’i vizitosh.
Por, Kepi i Rodonit i cili është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik është atraksioni më i bukur i zonës, lidhet me emrin e Redonit, i cili mendohet se ka qenë zoti i detit sipas mitologjisë ilire. Por perla e zonës është Kalaja e Rodonit, e cila u ndërtua nga Skënderbeu në 1451 nga mjeshtër venecianë. Struktura e saj tregon se ka qenë përdorur si fortifikim, por edhe si një rezidencë për familjen Kastrioti. Po në këtë zonë mund të vizitoni edhe disa manastire katolike që janë vendosur mbi gjurmët e atyre ekzistuese.
VLORA
Qyteti jugor konsiderohet një nga vendet më të frekuentuara të rivierës, jo vetëm për bukuritë, por edhe pasi shtrirja e plazheve ofron mundësi të pafundme për të shijuar pushimet. Sigurisht krenaria historike e qytetit është vendi ku u shpall Pavarësia, tani një muze, si dhe monumenti, që mbeten ende të dashura. Informacione mbi kulturën dhe traditën mund të mësohen duke vizituar muzeun etnografik dhe historik.
Një objekt kulti me vlera është edhe xhamia e Muradies, e stilit sulltanor, realizuar dhe ndërtuar nga arkitekti shqiptar, Sinani.
Vlora ruan ende gjurmë të historisë përmes kalave, ku spikasin ajo e Kaninës dhe Porto Palermos, ku e fundit mbetet një atraksion që lidhet fort me historinë Ali Pashë Tepelenës.
Ndërkaq në Zvërnec mund të vizitoni manastirin e Shën Mërisë, që dallon për aspektin arkitektonik, ku spikat kupola, kambanorja dhe portiku që datojnë që në shekullin e 13-të.
Në Orikum përveç kalasë dhe kishës së Marmiroit, mund të shijoni edhe portin e jahteve.
Ndërkaq, Laguna e Nartës është një tjetër destinacion joshës, pa harruar Parkun Kombëtar të Marinës, ku përveç zhytjeve shfaqen shpesh edhe delfinë.
DURRËSI
Sidomos për ata vizitorë që kanë qenë aty për të 100-ën herë, por nuk njohin kulturën dhe historinë, Durrësi është qyteti me një histori sa vetë deti. Ndaj fillojeni vizitën tuaj në objektin më të rëndësishëm i cili është amfiteatri, më i madhi në Ballkan me 15,000 vende, i cili daton në shek. 11 pas Krishtit.
Struktura ka një dhomë të nëndheshme të Krishterimit të herët me mozaikë të rrallë në mur.
Në qendër të qytetit ndodhet Torra Veneciane e vendosur në qendër të kalasë, ajo u ndërtua nga perandori bizantin Anastasi.
Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit është krenaria e qytetit. I ndërtuar në shekullin e IV njihet si një ndër më të lashtët në Evropë dhe ka një teknikë të veçantë punimi, sepse është ndërtuar me gurë të vegjël zalli shumëngjyrësh që krijojnë kokën e një gruaje.
Në pjesën historike të qytetit ndodhet hamami dhe rotonda, ndërsa nëse doni detaje të tjera vizitoni muzeun arkeologjik i cili ruan mbi 2300 artefakte.
Në rrethinat e qytetit mund të vizitoni edhe mozaikun e Arapajt apo Kalanë e Bashtovës.
VELIPOJA
Zona me veriore e vendit ofron një nga plazhet më të bukura dhe kurative. Disa kilometra larg ndodhet qyteti i Shkodrës, ku mund të gjeni disa nga pikat më të bukura për t’u vizituar.
Kalaja e Rozafës ndodhet në hyrje të qytetit, një fortifikim ilir i cili rrethohet me mite dhe legjenda. Brenda në kështjellë gjendet edhe një muze.
Xhamia e Plumbit e ndërtuar në 1773 reflekton stilin turko-arab dhe ndodhet në lagjen Tabake dhe ka një kupolë prej plumbi.
Në qytet mund të vizitoni edhe fototekën Marubi, ku një dinasti e vërtetë fotografësh tregon artin e fotografisë shqiptare me një fond prej 400 mijë negativësh, ku dokumentohet jeta, tradita si dhe urbanistika e qytetit.
Tjetër destinacion është edhe qyteti i Sardës, i cili ndodhet në një ishull të liqenit të Vaut të Dejës. Aty mund të vizitoni shpellën e Gajtanit, kalanë e Danjës dhe Dalmacës.
SHËNGJINI
Vetëm pak kilometra nga Lezha, ndodhet Shëngjini, një qytezë e vogël që laget nga deti Adriatik. Me një vijë bregdetare prej 38 kilometra që nis nga Kepi i Rodonit e zgjatet deri në Velipojë, mund të zbuloni një zonë krejt të panjohur dhe tërheqëse.
Një prej pasurive më të veçanta janë parku dhe laguna e Kune-Vain, me një hapësirë të gjelbër ku rriten një numër i madh speciesh të florës dhe faunës. Një spektakël natyror janë rripat ranorë që krijojnë vende ‘intime’ për shumë pushues.
Për ata që duan historinë dhe kulturën, Lezha ofron disa qendra arkeologjike dhe muzeale. Memoriali i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, mbetet më i frekuentuari, kisha e Shën Nikollës dhe vendi ku është mbajtur Kuvendi i Besëlidhjes. Pak metra më tutje ndodhet Kalaja e Lezhës, prej nga mund të shijohet një pamje që zgjatet në veri deri drejt Shkodrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
A e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Gabimet më të shpeshta me rastin e përdorimit të blenderit
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët